Kryefaqja / HISTORI / KRIMET GREKE / Një varr masiv i qindra çamëve të vrarë qëndron i fshehur në një nga stadiumet e Greqisë

Një varr masiv i qindra çamëve të vrarë qëndron i fshehur në një nga stadiumet e Greqisë

Një hartë e vendit fqinj ku duken pronat dhe familjet e Paramithisë në 1930-ën dhe 1940-ën vërteton se shqiptarët ishin autoktonët e qytetit.

Sipas një dokumenti të Departamentit Amerikan rezulton se në Parimithi ka një varr masiv tek një stadium, ku mendohet të jenë shumica fëmijë edhe të moshuar.

Më shumë se 3000 njerëz të pafajshëm shqiptarë u vranë dhe më shumë se 2000 të tjerë vdiqën duke rrugëtuar drejt Shqipërisë. Shumica e tyre ishin fëmijë dhe të moshuar, pasi të rinjtë u vranë. Një nga dokumentet e Departamentit Amerikan të Shtetit Nr. 84/3, Misioni i Tiranës 1945-1946 thotë: “Sipas të gjitha informacioneve që janë mbledhur në vitin 1944 dhe në fillim të vitit 1945, autoritetet në Greqinë e veriut kryen brutalitete të egra duke dëbuar më shumë se 35 000 çamë nga shtëpitë e tyre në Çamëri, ku ata kishin jetuar për shekuj me radhë. I ndoqën përtej kufirit pasi u kishin plaçkitur tokën dhe pronën e tyre.

Synimet e vërteta të këtij genocidi u panë në letrën e gjeneralit grek, Napoleon Zerva, një mercenar gjakatar, i cili udhëhiqte masakrat kundër shqiptarëve të Çamërisë. Në një letër drejtuar bashkëpunëtorit të tij në këto krime, K. Danis në vitin 1953, ai konfirmonte: “Duhet të ndihemi krenarë për atë çfarë kemi bërë për të pastruar Çamërinë nga shqiptarët që për më shumë se 500 vjet udhëtim në shpatullat e helenëve, duke i dhënë mundësinë që malësorët të zbresin në fusha”.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Paramithia, qyteti i masakrave greke në Çamëri

Debatet e njohura tashmë në lidhje me problemin çam dhe që lidhet me genocidin grek …

Leave a Reply

Loading...