Kryefaqja / LAJME / Haradinaj: Shqiptarët duhet ta harrojnë mentalitetin e servelizmit. Amerika nuk ka nevojë për servil

Haradinaj: Shqiptarët duhet ta harrojnë mentalitetin e servelizmit. Amerika nuk ka nevojë për servil

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish se ndryshimi i kufijve në Kosovë është një ide e hershme e Serbisë.

Ai në një intervistë për RTSH, ka thënë se ka qenë një ide e moçme e Serbisë, që të ndahet Kosova, një pjesë t’i jepet Shqipërisë dhe një pjesë Serbisë.

Ai po ashtu ka pohuar se edhe Putini është i interesuar me i ndryshuar kufijtë në Ballkan, sepse dëshiron ta rikthejë ndikimin në ish-shtet që kishte ndikim BRSS.

Ai po ashtu tha se Rusia shtinë shumë para në Kosovë, për të cilat tha se kanë informacione të mjaftueshme nga shërbimet sekrete të Kosovës dhe Shqipërisë, duke mos dashur të japë detaje tjera.

Kryeministri Haradinaj, duke treguar për pretendimin e Rusisë për të ndikuar në Maqedoni e Mal të Zi, tha se në Kosovë është më i vështirë ndikimi i saj, pasi populli ka tjera qëndrime dhe është vend proamerikan.

Haradinaj e ka bër të qartë se amerikanët nuk i duan njerëzit servil.

“Shiko shumë drejt po të kuptoj për çka po flasim, por edhe unë shumë drejt po të shpjegoj: nuk ka nevojë Uashingtoni as për servil, as për mashtrues që shkojn atje në Uashington dhe u thonë: ju duam shumë e në të njëtin kohë i duam krejt… ata kanë nevojë për njerëz që janë të zotët e vendit vet. Një ditë prej ditësh Amerikës i konvenon që Kosova të jetë vetvetja, jo gjithë kohën me t’i dhënë detyra dikush. Nuk është ashtu bota, nuk është politika ashtu. Nuk jemi mirë kështu as për veten, as për Amerikën. Me servilizëm mundesh me nxjerr ndonjë profit të cakuar, ndonjë elemet të caktuar, por e vetmja mënyrë me qenë në tavolinë i trajtum është kur e zhvillon vendin tënd, Kosovën, forcon rendin dhe ligjin, forcon institucionet e sigurisë, forcon sistemin demokratik, respekton mediat e lira, respekton demokracinë tënde, e respekton opozitën- këto janë ato që bëjnë fuqinë e një vendi dhe i rrisin respektin. Ne jemi me Amerikën në çdo temë të botës, pra sa i përket Venezuelës jemi me Amerikën, sa i përket sanksioneve dhe politikave ekonomike ndëshkuese, ndaj ekonomisë së Kinës, ekonomisë së Rusisë, ndaj Iranit jemi me Amerikën – sa i përket politikës në Lindjen e Mesme jemi me Amerikën. Pra, është vetëm një temë që kam mendim ndryshe dhe që e kam marrë në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së vendit dhe kjo temë ka të bëj jo me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë dhe unë jam vija e frontit- pra jam ushtari i parë i Amerikës në vijën e frontit me Rusine. Duke qenë kështu, ky është qëndrim sovran i Kosovës…e Serbia … ne mund me e vazhdu bisedën gjatë, por shqiptarët duhet me dalë prej këtij mentaliteti servil se nuk do të ketë dobi për kërkënd”, ka thënë Haradinaj në RTSH.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...