Kryefaqja / OPINION / Nafi Çegrani: Cilët ishin spiunët dhe cilët i ndiqte UDB-a?

Nafi Çegrani: Cilët ishin spiunët dhe cilët i ndiqte UDB-a?

Nga Nafi Çegrani

Çdo shërbim informativ i fshehtë në botë, ka metoda e veta të perfeksionuara
për “biseda informative” me qytetarë të zakonshëm, të cilat ndryshojnë kur është
fjala për persona që i takojnë një shërbimi tjetër sekret policor për zbulim ose
kundërzbulim, ose për persona të ndonjë institucioni tjetër ushtarak-shtetëror
sekret, të ndonjë shteti tjetër. Në përgjithësi, kur zhvillohen biseda të ndryshme
me karakter informativ (ndryshe nga raportet zyrtare të bashkëpunëtorëve të
brendshëm ose të jashtëm, të agjentëve të angazhuar e të tjerëve) prej personave
të tillë merren shënime të përgjithshme: emri dhe mbiemri, vendi i lindjes,
profesioni, nacionaliteti, posedon ose jo pasaportë, adresa ku jeton etj. Mirëpo,
në qoftë se është fjala për ndonjë person për të cilin ka “indikacione
informative” se i takon si agjent ndonjë shërbimi tjetër informativ apo
organizatë më rëndësi të veçantë, atëherë SDB-ja gjatë veprimeve në terren, hap
një “front” dhe më këtë rast përhap dizinformata apo ndërmerr “misione
rezidence”. Në rastin konkret duhet të sqarojmë se ky term, në analet e SDB-së
dhe të sigurimit vjen nga KGB-ja famoze dhe me të emërtohet një detashment
që vepron në një qytet, “qendër” apo një rajon të caktuar, brenda apo jashtë
shtetit. Atëherë çdo gjë zhvillohet në mënyrë profesionale, sipas instruksioneve
të marra nga eprorët apo kryeshefat e shërbimit të sigurimit dhe e gjitha vihet në
rrjedhë me ndonjë aksion ose operacioni të caktuar e të shifruar dhe sekret të
cilin e zhvillon SDB-ja ose KOS-i.
* * *
Këtu si shembull po japim vetëm disa nga operacionet sekrete dhe të koduar siç
kam përmendur edhe më herët, si “Radika”, “Ballkani”. “Orienti”, “Raketa”,
“Atlantida” ,, Kosova Trans,, etj. në të cilat janë inkuadruar edhe
bashkëpunëtorë me emra të shifruar, si “Drini”, “Sulltani”, “Tomori”, “Besa”,
“Profesori”, “Bukoviku”, “Doktor Zhivago”, “Luboteni”, “Isidori”, “Çe Gevara”
etj. Këtu, njëherit mund të marrim “dosjen Kadare”, i cili si shkrimtar i madh i
Shqipërisë ishte ndër më “të besueshmit” e oborrit të Enverit dhe Nexhmijes. Ai
kishte “kartë të gjelbër” dhe udhëtonte lirisht nëpër Europë dhe si shkrimtar me
famë të madhe, gëzonte besim të plotë edhe te Partia e Punës së Shqipërisë.
Kadareja, në kontaktet me “kolegët” e tij serbë në Bor e Majdanpek,-
Drashkoviçët, Qosiçët, Bullatoviçët, Maksimoviçët etj.- u fliste atyre për
poezinë si “ind që lidh shpirtrat e njerëzve dhe nuk njeh kufij”. Ndërsa në
pyetjet e “kolegëve” të tij, se ç’mendim kishte për shkrimtarët e Kosovës dhe të
Shqipërisë, për Kapllan Kallushin, Martin Camajn, Hekuran Murrën, Rexhep
Qosjen, Teki Dervishin, Adriatik Kallullin, Fahredin Gungën, Rrahman Dedajn,
Murat Isakun etj., autori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ngrinte dolli
“shlivovice”, si dikur Shollohovi i madh, autor i “Donit të qetë”, që zbrazte
kupat me “vodkë” me krerët e KGB-së, kur referonte për shkrimtarët rusë, si
Sollzhencinin, Juri Danielin, Andrea Siniavskin e të tjerët, dhe shtonte:
“Kapllani, që nga viti 1966 është ndeshur me Partine e Punës dhe Enverin nga
pozitat staliniste, por po them se burgun dhe dënimin e ka të rëndë… Një pjesë e
shkrimtarëve shqiptarë në Jugosllavi jetojnë me ndërgjegje të rënduar (duke mos
sqaruar se ç’ka ka menduar me fjalët “ndërgjegje të rënduar”), ndërsa në
Shqipëri kolegët e mi gëzojnë privilegje të veçanta dhe mbrojtje të plotë nga
Partia”, -shprehej Kadareja.
Për të vërtetën në Shqipërinë enveriste dhe në Jugosllavinë serbosllave,
Kadareja nuk dëshironte të fliste. Ndoshta vetëm ai e dinte se ç’duhej të bënte, si
të vepronte shkrimtari i madh, por edhe sot e kësaj dite, nuk e kam të qartë pse
vallë villte aq akuza e shpifje për të tjerët, për shkrimtarët nga Shqipëria dhe
Jugosllavia, nëse s’ka qenë “intelektual i rrëmbyer” me të cilët SDB-ja dhe
KOS-i i Jugosllavisë kishin eksperiencë djalli dhe dinin si të vepronin në
mënyrë perfide dhe tinëzare, duke bërë edhe manipulime nga më të tmershmet
që ishin praktikë e tyre e zezë.
***
NEXHAT GOLIJA, emigrant dhe spiun i regjistruar në arkivat e SDB / UDBsë në Shkup, me prejardhje nga anet e Peshkopisë e i cili çalonte në një këmbë,
gjithë kohën e kalonte në stacionin e trenit në ,,Banhov,, në Esen të
Gjermanisë, duke pritur te takonte shqiptaret te cilet andej shkonin e vinin ne …
Ai, vite të tëra mbante ..lidhje,, me policinë gjermane dhe i angazhuar nga
SDB-ja jugosllave si spiun në rrjetin agjenturor për përpunimin “operativ” të
shqiptarëve nga Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova e Kumanova, e
sidomos për interes të SDB-së së Maqedonisë, e qe gjendeshin me pune ne
Gjermani. Nexhat Golia kishte detyre qe te spiunonte nje tabor shqiptaresh, e ne
vecanti Imer Imerin dhe ca të tjerë nga Çegrani, të cilët në vitet 1969-‘78
gjendeshin në Esen të Gjermanisë/ duke mos i kursyer as ata te cilet gjendeshin
ne Dusseldorf me rrethine dhe sidomos ata te cilet mbanin kontakte me oficera
te ,,Kompanise 4000,, te Kaizersllauternit. Nga ana tjetër edhe Imer Imeri si
bashkëpunonte me Nexhat Golijen për interes karieriste personale i gënjente
shqiptarët e Gostivarit dhe Tetovës duke u thënë se gjoja ishte Nexhat AGOLLI
dhe se ndihmonte nevojtarët kurbetçinj, për punë dhe shërbime të ndryshme si
për shembull “rregullonte” ndonjë dokument në policinë gjermane, ua merrte
“shpërblimin” për këtë nga 500-1000 ose nga 1500 deri në 3000 marka,
varësisht nga ,,rëndësia,, e dokumentit. Ai kishte edhe rrjetin e vet te
bashkëpunëtorëve nga Çegrani, Gostivari, Dibra e Tetova, të cilët bënin shitjen e
garancive për punë, formularë që Golija i merrte falas në organet gjermane.
Kështu një garanci e shiste në fshatrat e Pollogut nga 2000-3000 marka
gjermane. Një pjesë të të hollave të fituara nga marifetet, Nexhat Golija dhe
Hashimi Aliji i Lushe i ndanin bashke me shefin e policisë në Gostivar ,Trife
Matevskin.
Nexhat Golija kishte edhe një motër në Tetovë që quhej Ajshe, ndërsa mbesa e
tij, Suzana Kaba, punonte si spikere në TV e Shkupit në emisionin në gjuhën
shqipe, e cila për bashkëshort zgjodhi një Maqedonas. Nexhat Golija ishte
informator i SDB-së në Shkup dhe Dibër me pseudonimin “Çupi” ndoshta nga
fakti se çalonte në një këmbë. I spiunonte shqiptarët në Esen e më gjërë në
Gjermani. Shumë letër-këmbime dhe te tjera dokumente, të cilat ia merrte Imer
Imerit (me të cilin jetonte në Esen) ia dorëzonte SDB-së në Dibër sepse atje
ishte i regjistruar si informator.
SPIUNËT ,,HUZER-i,, DHE ,,KAMEN,,?
Sipas vlerësimeve operative dhe të spiunazhit të UDB-së të dy personat si
informatorë dhe kodosha të rregjistruar: Huzri Zeqiri me nofkën ,,Huzer,, dhe
Arif Zeqiri me pseodonimin ,,Kamen,, të cilët udba shpesh i ka përdor si
disinformator të mbrojtur dhe si burim paralel për spiunim në qarqe dhe tubime
të caktuara në Gostivar, sidimos në rradhët e SHKA ,,Besa,,! Që të dy këta janë
të lindur në fshatin tipik malor Tërnovë nja 12 klm në anën juglindore të
Gostivarit dhe jetonin në fshatin Bajnicë e Poshtme, ku udba i mbante në lidhje
për qëllime të caktuara antishqiptare. Por që ishin persona labil dhe të
paqëndrueshëm, si në pikëpamje sociale, ashtu edhe në atë seksuale, ishin të
pamoralshëm të dhënë pas hajnive dhe qejfeve me femra të dorës së lehtë.Si të
tillë SDB e Gostivarit edhe i kishte angazhuar në rrjetet e tyre si spiuna dhe që
nga fillimi i vitit 1971 ishin regjistruar në kartotekat e bshkëpunëtorëve me
pseodonimet e lartë shënuara, duke i mbajt në lidhje informative fillimisht
Abdullah Jajovski, Stojçe Gjorgjievski madje edhe Temelko Boshkovski, thuhet
në anketën e tyre biografike. Nuk dihet përse A.Z. ia kishin dhënë nofkën
,,Kamen,, por, që njihej edhe si i dhënë pas pijeve alkoolike, i pashkolluar dhe
endacak.
Që të dy, ,,Huzeri,, dhe ,,Kamen,, duke vepruar sipas instruksioneve të UDB
(SDB) në Gostivar, me detyra të caktuara edhe ishin fut si antëtarë folklorist në
rradhët e SHKA ,,Besa,, ku me vite kishin provokuar dhe spiunuar disa
pjesëtarë dhe aktivista të kësaj shoqërie, duke filluar që nga kryetari i saj
dr.Miftar Kurtin, profesorin Feim Reçanin, solistin Maksut Deharin, vëllezërit
Stafaj etj. Duke grumbulluar të dhëna dhe informacione të ndryshme dhe
komprometuese për nevojat dhe intereset e SDB në Gostivar,pas viteve 1978 të
fundit që i kanë mbajtur në lidhje operative si spiunë ishin dy antishqiptarë
T.B. dhe S. S.
SEFER SELIMI,
Të gjithë e njihnin e poetin, pedagogun dhe këshilltarin e arsimit, ish
sekretarin e komunës së Gostivarit – Sefer Selimin. Për të janë shkruar elegji,
janë kënduar këngë dhe gjithmonë në oda flitej për këtë veprimtar të dalluar të
kësaj treve.
Në fillim te shkurit të vitit 1968, disa metra para portes se shtepisë së vet, Sefer
Selimi goditet për vdekje me disa plumba pas shpine. Ishte punë e kurdisur dhe
me skenar nga shefi i UDB-së në Gostivar Stojçe Gjorgjievski.Dorasi Teki
Çajla u mbajt dy muaj në paraburgim dhe lirohet që të mbrohet në liri,me
asryetim se paskësh shtënë në vetëmbrojtje.Por, një mbrëmje kur qytetin e kishte
kapluar qetësia para gjumi, likuidohet edhe dorasi i Sefer Selimit në rrethana që
edhe sot mbeten mister…
Me rastin e vrasjes së atdhetarit dhe intelektualit Sefer Selimit nga Gostivari,
prof. dr. Fehim Reçani ia dedikoi një elegji, të cilën atë kohë e botoi gazeta
,,Flaka,,:
”Hijeshi e shend oxhakut i ke dhanë,
të vranë qorrat që s’të panë“-Fehim Reçani
Prof FEHIM REÇANI
Në morinë e personazheve të shumtë të këtij libri nuk mund të mbetem
indiferent pa thënë edhe dy fjalë me sinqeritet për profesorin, albanologun dhe
letrarin, lindur dhe rritur në Reçan të Gostivarit- Prof Fehim Recanin, i cili i
takon plejadës së parë të intelektualëve të kësaj zone. Ai gjithnjë ishte një
përkrahës i rezistencës shqiptare për të drejtën kombëtare dhe karakterizohej nga
nja radikalizëm pozitiv në qenien e tij si nacionalist shqiptar. Kështu, së paku, ai
kishte definuar arsyet, kur UDB-ja ia sajoji dosjen, dhe ndaj më pas gjithnjë e
kishte nën vëzhgim. Dosja e Fehim Reçanit që edhe sot e kësaj dite mbahet e
koduar në arkivat e Shërbimit të Fshehtë të Maqedonisë, është plotësuar në disa
faza, dhe është për të ardhur keq se si disa nga miqtë e tij kanë shërbyer si
informatorë të SDB-së. Ata kishin marrë instruksione të veçanta për të
kontaktuar me të. Disa raporte janë të hershme dhe kanë të bëjnë me faktin se ai
ishte skeduar si nacionalist radikal, sipas raporteve të informatorit Adem Shehut
dhe personit të regjistruar me nofkën ,,Lisica,, -,,Dhelpra,, një ish koleg i tij nga
gjimnazi i Gostivarit, dhe si fakt përmendej qëndrimi i Fehimit në disa ambiente
të ngushta ku shprehte konsiderata, duke vlerësuar tej mase si persona të
devotshëm kombëtarë, Aqif Reçanin dhe Kalosh Hamdi Reçanin në Amerikë.
Në informacionet që gjenden në dosjen e tij thuhet se vlerësime të larta Fehimi
ka pasur edhe për intelektualin e shquar shqiptar nga Reçani, Sefer Selimin, të
cilin e ekzekutoi dy vjet pas rënies së Rankoviçit, dora e UDB-së nëpërmjet
shnqiptarëve. Fehim Reçani kësaj vrasjeje tragjike i ka kushtuar edhe një poezi,
që e botoi në “Flaka e vllazërimit”. Fill pas kësaj në dosjen e tij personale u
radhitën edhe disaraporte e informacione të tjera të dhëna nga informatorët
shqiptarë të SDB-së në atë krahinë. UDB-ja (SDB-ja), nëpërmjet marionetave të
saj si; Stojçe Gjeorgjievski, Abdullah Jajovski, Vasil Sinandinovski, Temelko
Bokshkovski dhe të tjerë urdhëroi që të survejohej Fehim Reçani dhe Myrteza
Çekrezin. Për këtë u angazhuan disa informatorë të përzgjedhur, disa prej tyre
ishin intelektualë, të cilët kontribuuan me devotshmëri për UDB-në. Raportet e
tyre sekrete për Fehim Reçanin ishin mjaft të “kopsitura” dhe tregonin gjithçka
rreth deklarimeve të tij, sidomos pas vrasjes së Kalosh Hamdi Reçanit në
Kenosha të Amerikës. E gjithë kjo ishte mjaft interesante për SDB-në, pasi në
skedarët e saj gjendej një dosje mjaft voluminoze e Kalosh Reçanit, i cili që në
moshë të re kishte përkrahur rezistencën e armatosur të Aqif Reçanit dhe Xhemë
Gostivarit. Duke ndjerë arrestimin në vitin 1950, Kaloshi ishte larguar në Turqi
përmes Greqisë, dhe më pas kishte shkuar në Amerikë, ku ishte shquar si
veprimtar në radhët e mërgatës shqiptare atje. Ai ishte një ndër aktivistët e
“lidhjes së Prizrenit” në SHBA.
Nuk mund të lë pa thënë një fakt shumë domethënës, informatorët më të
angazhuar në të gjithë këtë histori të prof Fehim Reçanit ishin arsimtari Adem
Shehu, prof Shaban Sh. Me nofkën ,,Dhelpra, i cili jeton në Shkup, si dhe
kodosh i regjur me emrin Xhemil Shehu, me pseodonimin “Kuçali” i cili tani
gjendet në Zvicër, dhe me vite spiunonte si ,,urrith, në qarrqet e gurbetqarëve
shqiptarë dhe atyre që merreshin me intereset e kauzës për pavarsinë e
Kosovës dhe Bashkimin e trojeve gjithëshqiptare, “Kuçali” i spiunonte siaps
direktivave që i merrte nga UDBA e Gostivarit.
Spiuni ,,Brko” tejet i rrezikshëm!
Në formularin biografik që mbante SDB në dosien e këtij personi thuhet se
,,B.B. janë inicialet e emrit dhe mbiemrit të vërtetë të bashkëpunëtorit ,,Brko,, ka
lindur në Saraj të Shkupit ku edhe gjendet si punëtor arsimi. Është duke
studjuar në Akademinë Pedagogjike dhe që nga fillimi i vitit 1971/72 me
sugjerimet e komandirit të milicisë Dimitries në Gjorqe Petrov,është dëshmuar
si lojal dhe i përshtatshëm për ta angazhuar në rrjetin e informatorëve për
intereset e SDB. Për këtë qëllim operativisti Sllave Vasovski , pas disa
kontakteve që kishte me B.B. e regjistroi si informator me pseodonimin ,,Brko,,
dhe është angazhuar për mbulimin operativ të disa personave në vijën e
,,nacionalizmit,, dhe ,,irredentizmit,, shqiptarë dhe të spiunazhit. Operativistët
Ilija Bllazhevski dhe Nazmi Musliu janë angazhuar përmes lidhjeve operative
që t’i ndihmojnë në dhënien e provimeve pranë AP ku ,,Brko,, studjonte.
Për kontributin e dhënë disa herë është shpërblyer me shuma të ndryshme
parashë.Pas Vitit të Ri 1974, sipas një plani operativ dhe disa rrethanave të
krijuara, Sektori i II janë të mendimit që informatorin në fjalë da dërgojnë me
detyra të caktuara në Zvicër ku do të realizon disa kontakte me objektivin
,,Radusha,, dhe njëkohësisht të realizon disa direktiva të plotësuara edhe ndaj
personit PPR ,,Treska,, në Lucern, sepse në raportet e dhëna gjer më tani, ka
treguar rezultate të mira dhe është në perspektiv të mëtejm…Është i prirur pas
qejfeve me femra dhe aventurave të ndryshme, karakteristika të cilat Shërbimi i
ka në dijeni.
***
MAKSUT DEHARIN e spiunonin ata që UDBA i kishte infiltruar në
rradhët e SHKA ,,Besa” !
Vetëm pse ishte pishtar dhe e donte arsimin shqip,kulturën dhe këngën e bukur
shqipe që ai e interpretonte me dashuri, si i tillë edhe ishte anëtarë dhe solist i
SKA ,,Besa,, në Gostivar. Madje edhe për disa kontakte që Maksuti mbante me
dr.Kurtin , vëllezërit Shaban e Enver Stafain, Begzat Begzatin, Abedin Shabanin
dhe disa persona të tjerë të kulturës dhe arsimit nga malësia ku lindi, UDB-a
(SDB) e Gostivarit në krye me udbashët Abdullah Jajovskin, më vonë edhe
Sejdali Saliu, të cilët e përcjellnin duke e spiunuar në çdo hap. Pas kthimit nga
Shqipëria ku SHKA ,,Besa,, ishte në vizitë, doktor Kurtit dhe Maksutit , pas
disa informatave operative që kishin grumbulluar me spiunët e tyre SDB-a ua
hapi edhe dosiet personale të quajtura DL.
LUAN STAROVA !
Historia e familjes Starova që nga vitet kur u arratisen nga Shqipëria në
Jugosllavi ka vorbollat e saja…Djemt e kësaj familje të vuajtur u arsimuan dhe
kryen arsimime të larta! Luan Starova, të cilin e njoha që kur ishte kryeredaktor
dhe përgjegjës në TV Shkupin, programi në gjuhën shqipe. Isha i interesuar ta
njihja sepse emri i tij shpesh lakohej nëpër raporte dhe materiale operative të
SDB në Shkup, duke e mbajtur kjo makineri e çuditshme në ndjekje dhe
survejim.Shërbimi ishte mjaft i interesuar si për Luanin njashtu edhe për
vëllezërit dhe gjithë familjen e tij, të cilët pasi ishin vendos në Shkup, duke u
arratis nga Pogradeci me barkë të ndërtuar prej drrunjësh, UDB-a i mbante nën
mbi kqyrje sistematike. Sa kam informacion nga ai Sherbim, ata ishin të
interesuar rreth librave të babait të Luan Starovës që kishte në shtëpi, një numër
të madh të sjellura me kohë kur plaku është larguar nga Stambolli dhe të
shkruara në gjuhën arabishte, e kureshtja e udbashëve ishte e madhe dhe donin
të dinin thellë për përmbajtjen e tyre, për dorëshkrimet që posedonin, e të cilën
përmbajtje e dinte vetëm plaku Starova .Ndaj edhe kishin anagazhuar një tabor
të tërë informatorësh të cilët e spiunonin këtë familje intelektualësh… Por, në
vitet e jetës plotë rrëmbime dhe sakrifica, Luani si një njeri mjaft i zellshëm,
bujar dhe fisnik, arriti të ngjitej shkallëve të karierës së tij, duke nisur me
publicistikën e tij mjaft të thukët dhe të kulluar, u bë edhe person i rëndësishëm
në analet e diplomacisë…U bë mjaft i dashur dhe i respektuar, një shpirt njeriu
që vuante për hallet e të tjerëve dhe kontribuonte për kulturën, traditën tonë,
rrënjët në apsektin tropologjik dhe qënies njerëzore…Për këtë në UDB shpesh
diskutonin, ia kishin zilinë dhe dëshirronin rrymat e ndryshme shoviniste që ta
pengonin, por ai ecte me krenari dhe vëndosmëri në rrugën e tij jetike si shqiptar
i emancipuar dhe mjaft i përkushtuar!
Daut GURRA lindi më 15 tetor 1948, në fshatin Reçicë të Vogël afër
Tetovës, në një familje me tradita fisnike, bujare dhe atdhetare.
Pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën “Normale” në Tetovë, punoi si
mësues në disa fshatra të kësaj ane, ashtu I devotshëm dhe I flakt për arsimin
shqip dhe emancipimin e gjeneratave të reja. Që në vitet e rinisë i shfaqi idetë e
tij kundër ideologjisë komuniste dhe hegjemoniste sllave.Ishte I flakt edhe ndaj
fjalës së bukur dhe të shkruar, andaj edhe ushtroi një veprimtari të gjërë duke
shkruar vargje, tregime, skica dhe artikuj të ndryshբm gazetaresk e letrar.
Shkruajti poezi për të rritur dhe për fëmijë duke I botuar krijimtarinë e tij letrare
ne të gjitha revistat e kohës sin ë gazetën ,,Flaka e vëllazërimit,, ,,Jehona,,
,,Gezimi etj. në Shkup dhe shumë revista e gazeta të tjera në Prishtinë.
Shkruante pët shtegëtimet e gurbetqarit shqiptarë, për PAJËN E NUSEVE dhe
për KRUSHQIT E LARGËT. Shkruajti për arsimin shqip dhe traditën tonë,
shkruajti për dallgët e jetës !Ai herët ra në sytë e UDB-së të cilët nisin
sistematikisht duke e survejuar dhe përsjellë sit ë rrezikshëm ndaj pushtetit dhe
ideologjisë komuniste, e sidomos gjatë viteve kur do të lidhëte një miqësi me
disa patriot dhe intelektualë shqiptarë nga rrethina e Tetovës, madje edhe me
Teki Dervishin, Jusuf Gervallën, Gani Bobin, Baki Ymerin etj. me të cilët
shpesh kontaktonte në Tetovë dhe në redaksinë e ,,Flakës,, Shkup.Poetit Gurra
udbashët në krye me Bedri Sinanin e Gajrës ia sajuan dosjen e fshehtë personale,
dhe gjatë gjithë jetës së tij ishte në përcjellje dhe vëzhgim të fshehtë.
Informatorët nga disa redaksi shqipe, si nga ,,Flaka,, dhe Radio Shkupi,
shkruanin raporte për kontaktet e poetit dhe deklaratat e tij, e artikujt dhe poezitë
e Daut Gurrës shpesh dërgoheshin në ,,analiza,, operative nga Muhamer Vishko
dhe Adem Gajtani etj.
Dauti si një intelektual dhe pishtar i arsimit ,prej vitit 1972 e më vonë ka punaur
në fshatin Çellopek të Tetovës si mësues, ku nxënësit e tij atje, edhe sot e
kujtojnë me shumë mallë, respekt dhe dashuri, e figura e tij e ndritur, e një
adhetari të rallë, të një mësuesi të devotshëm, icili me mish e shpirt e deshi
arsimin, nxënësit të cilët në sytë e tyre gjente qindëra si Luli i Vocër nga poemat
e Migjenit. E deshi shkollën dhe gjuhën shqipe, vargun dhe poezinë. Por, Dauti
kishte një histori të dhimbëshme vuajtjesh, dhe si i tillë ndante fatin tragjik të
kombit që i takonte. Ai deri në vdekje mbeti ipërdjekur… Vdiq në stinën e
luleve më 1993, duke mbetur si shembull për gjeneratat që vijnë…
VEPRIMTARI TURAN RUSI NË AMERIKË
Turhan Rusi nga Dibra, në Jugosllavinë titiste hoq të zitë e ullirit,vetëm përse
ishte i devotshëm për çështjen kombëtare, me vite e vite ishte
mënyrës e të jetuarit, duke filluar nga shtëpitë,me një traditë të veçantë, po edhe
veshjet, doket, folklori dhe zakone të tjerë tradicionale,- rrëfen Turan Rusi me
një seriozitet në fytyrë dhe vazhdon:
,,Jeta njeriun e bën të fortë, jeta dhe vuajtjet, u rita dhe u kalita në një familje jo
shumë të pasur, por shumë bujare dhe me tradita.Por, ja, rrugët e jetës më çuan
deri në Amerikë! E tillë është jeta, me shumë bartiera dhe sakrifica. Unë të
gjitha i kam përjetuar…Tani, në Amerikë, jetoj mirë, djemt i kam me biznesin e
tyre, dhe ecin mirë në binarët e jetës. Të kem vetëm shëndetin!,- përfundon
rrëfimin e tij Turan Rusi.Dhe, para se të ndaheshim, më dhuroi disa libra shqip
të botuara nga Amerika, ndër to edhe librin mjaft voluminoz me titull
,,Shqiptarët e Amerikës! E falnderova sinqerisht…Të rrallë janë burrat si Turan
Rusi.
E përshëndeta atë ditë me diell në Tiranë, dhe e lash pranë tavolinës së
restonatit me lule, që kafenë ta pinte në rrahati, duke shpresuar se do ta takoja
sërisht !
***
Tejfur Dervishi me nofkën ,,Jabllan,, i regjistruar si informator nga Udba që
kur ishte si nxënës në Normalen ,,Zef Lush Marku,, në Shkup, bashkë me Adil
Merkon, dhe që të dy ishin të kamufluar sipas metodave konspirative dhe në
,,lidhje,, për spiunim i mbante operativi Dushko Cvetkovski. Veprimtarinë e
spiunimit Tejfuri e zhvilloi ndaj kolegëve të vet edhe ca vite gjer sa ishte si
mësues në fshatrat e malësisë së Tetovës, ku në lidhje e mbante udbashi
Sllobodan Matevski me novkën ,,Llulla,, dhe udbashi shqiptar Bedri Sinani nga
fshati Gajre. Kurse, pasi emigroi Tejfur Dervishi në Amerikë, kontaktonte edhe
me amabsadorin shqiptarë në OKB Abdi Baletën, duke e spiunuar atë dhe
emigrantët shqiptar në Njuxhersi dhe Paterson tek Udba pranë konsulatës
jugosllave, që ishte SIS-i diplomatik në krye me Mito Llambevskin në Njujork.
Në këtë drejtim ishin angazhuar edhe dy informatorë të tjerë nga Njuxhersi,
njeri maqedonas, Dragan Terziovski dhe tjetri një shqiptar me nofkën ,,Frençi,,
të cilëve si rezident u shërbente Dragani, e që urba jugosllave si agjent e kishin
kamufluar me një agjenci për shitje bileta ajroplani të JAT-it!
EMIN POLISI OBJEKTIV I UDB-së
Emin Polisi, siç kam përmendur edhe në një rast tjetër, ishte veprimtar i
çështjes kombëtare, pishtar i arsimit shqip dhe i flakt për pavarsinë e Kosovës, e
njihja personalisht, sepse kisha pas rastin që kur isha në degën për ndjekje, me
një urdhëresë zyrtare operative të dy kryeshefave Mirko Bunevskit dhe Jordan
Spasovskit, ishte vënë në shënjestër dhe duhëj të vëzhgohej, ndiqej dhe bëhej një
dokumentim operativ! Ato vite 1969/74 ishte në përcjellje të vazhdueshme dhe
sistematike. U bënë edhe regjistrime operative dhe me teknikë të sofistikuar të
kohës, foto dokumentacion i plotë për të gjitha kontaktet dhe lidhjet që kishte si
njeri mjaft komunikativ, fillimisht në Strugë, e që përcjellja ndaj tij ishte
intensive nga nga disa persona të caktuar të kolegëve të tij nga Veleshta e
Dobovjani,të cilët në dosien e tij figurojnë me emra dhe mbiemra të tipit të
Zijadin Qirës, Zenullah me pseodonimin ,,Historiani,, Nuhi Vincës etj etj.
vetëm pse Emini ishte nacionalist i vërtetë dhe kryengritës, ishte burrë trim,
shumë fisnik dhe bujar…Udbja nuk i adhuronte shqiptarët me tipare të tilla,
andaj grumbullonin edhe material të ashtuquajtur ,,komprometus,, të kohës.
Sepse Emini, edhe më herët kishte pas përplasje me organet e shtetit,me
Vangjelin dhe disa udbash të tjerë në Strugë, e rreth të cilit ishin angazhuar
informatorë të tipit që e kishin spiunuar në atë kohë. Emin Polisit të Dobovjani
këta informatorë ishin një grup që vehten e mabnin si intelektualë dhe
,,patriota,, e që në dosjen e tij , siç thash, përmenden me emra dhe mbiemra, e
që udba i mbante si secret.Në dosjen e Eminit të koduar me shifrën “ Potajnik”
kishte shumë materiale dhe raporte, analiza operative dhe të ndryshme, të cilat
ishin marrë edhe nga burime paralele! UDB-së rreth Emin Polisit, i interesonin
kontaktet e tij me njerëz të cilët ishin të ekspozuar në rradhët e nacionalizmit
shqiptarë,në rrethinën e Strugës, sidomos ata të cilët bënin pjesë në ,,grupin,, e
Shibrit Kicës, Murteza Shatrit, Mazar Lenës, Nexhat Mustafës, Medi Comës,
Neki Hanit dhe kështu me rradhë.
SPIUNI “DOKTOR ZHIVAGA”
(…Pas Plenumit në Brione dhe rënies së Rankoviqit më 1966, brenda aparatit
për Sigurimin e shtetit jugosllav të quajtur UDB, u bënë shumë ndryshime
rrënjësore të kompetencave dhe mënyrën e të vepruarit. Por, megjithatë, nuk
ndryshuan metodat dhe mjetet gjatë zhvillimeve që ndërmerrte ky Shërbim në
hijearkinë e vet ku direktivat jepeshin nga lartë poshtë të nivelit Federativ dhe
gjer te ato republikane apo krahinor, siç ishte rasti me Kosovën)!
Por, si vepronin me mënyrat e rekrutimit të informatorëve dhe
spiunëve të trajnuar të cilët angazhoheshin për punë spiunazhi jashtë vendit, ose
atje do shërbenin si REZIDENTË në rrjetin e UDB-së, duhet shkruar në saje të
reales dhe synimeve për të mirën dhe interesin e opinionit të gjërë … E të
rrëfejsh apo të shkruajsh mbi rrjetin e spiunëve shqiptarë të UDB-së dhe
agjenturës jugosllave të viteve të rrënuara komuniste siç i kam njohur unë, të
tregoj histori dhe rrëfime mbi jetën apo veprimtarinë e tyre në rrjetet e
spiunazhit, nga pozicioni im si ish zyrtar operativ apo edhe si specialist në
Sektorin e analitikës ku isha për disa vite me rradhë, nuk është një çështje e
lehtë, janë gjëra sekrete, andaj është punë shumë e rrezikshme, duke shpalos
atë që gjeta dhe kam lexuar nga arkivat e fshehta të atij Shërbimi famoz, që
ende mbahen në fonde si dokumente top secrete në kasaforte çeliku të blinduara
(ose mund që shumica prej tyre edhe të jenë zhdukur).Ndoshta… Nga këto fakte
herët edhe ishte rrezikuar jeta ime me arratisjen time në SHBA… Pas shumë
përplasjeve që kisha me krerët mafioz dhe të nëntokës kriminale të atij
Shërbimi, e që pas kthimit tim nga Amerika disa vite më mbajtën nën vëzhgim
të rreptë, por që me nisjen e demonstratave në Kosovë më 1981, duke
inskenuar një process të paparë fallco dhe me synime antishqiptare dhe të
kqija ndaj personalitetit tim, duke shkruar akuza të rreme, të bazuara në
gënjeshtra, më dëbuan në burgje për pushkatim…
Por, në këtë artikull t’i qasemi çështjes rreth rregrutimit, veprimtarisë dhe
angazhimeve që kishte nga sfera e spiunazhit si informator i fshehtë disa vite
me rradhë në analet e UDB-së spiuni me nofkën “Doktor Zhivaga” ! Dhe të
nisemi rradhasi: Cili ishte ky, nga vjente dhe me çfarë merrej? Si ishte involvuar
me dëshirën e vet dhe kishte marrë hapa që të spiunonte nga rradhët e krerëve të
Emigracionit shqiptarë në perëndim sipas instruksioneve të parashtruar nga
krerët e UDB-së edhe për disa objektiva që do i survejonte në Marsej të
Francës, Romë të Italisë, Bruksel të Belgjikës, Gjermani dhe Stamboll të
Turqisë e kështu me rradhë! …
Ende si i ri, kishte punuar në një ëmbëltore në Çaçak të Shumadisë , dhe kishte
pas disa të ashtuquajtura ,,biseda informative,, me operativista të UDB-së atje,
ku udhëheqësit u kishin raportuar kolegëve të tyre në Gostivar duke u dhënë
propozime-direktivë, shpjegime me ,,hollësira,, për prirjen, inteligjencën,, e tij
dhe si i volitshëm për ta fut në rrjetin e atij Shërbimi si informator, kishin
kërkuar një aprovim të mirëfilltë. Resori përkatës bëri grumbullimin dhe
verifikimin e të dhënave biografike, të pasioneve të tij, për vetitë, veset dhe
karaktëristika të tjera njerëzore, duke e regjistruar me dosje të veçantë si
informator.
… Vjente nga një fshat i rrethit të Gostivarit. Të gjithë e thirrnin ,,Fadil,, dhe
rrallë kush e dinte emrin e tij të vërtetë. Quhej Vahedin Ramadani, nga babai
Shefkiu dhe nëna Fatime, i lindur më 1938. UDB-a e kishte rekrutuar që në
moshë 20 vjeçare dhe e kishte angazhuar në rrjetët e agjenturës së saj si
informator, duke spiunuar fillimisht miqët, farefisin dhe të afërmit e vetë. Pas
demonstrative të vitit 1968, në muajn nëntor, kryeshefi i UDB-së për Tetovë
dhe Gostivar, Stojçe Gjorgjievski e kishte thirrë në bisedë në zyrën e vetë, dhe
pas disa orësh dhënje detyrash , udhëzime dhe instuksione për strukturat e
vëzhgimit dhe se si duhej të sillej, kah do të lëvizëte dhe si duhej të
grumbullonte informacione operative për atë që do ia përcaktonin nme
misionin i cili do vazhdonte për disa vite me rradhë, për dokumentim jashta
vendit, e ku do të sjellej si një emigrant i arratisur maleve dhe pa dokumente.Të
sillej dhe të fliste si emigrantët shqiptar, duke folur keq për regjimin komunist
në Shqipëri , e sidimos sharrje ndaj regjimit jugosllav dhe rreth çështjes
shqiptare dhe Kosovës si të okupuara nga Tito. Të gjitha këto, tanimë ,,Fadili,,
i kishte të qarta.Por, në brendi të shpirtit e mundonte edhe fenomeni i
ADHURIMIT të frikshëm kur duhej ta fitonte besimin edhe nga UDBJA edhe
nga rradhët e mërgatës shqiptare ku do vendosej dhe vepronte si spiun i fshehtë
dhe në rolin e emigrantit shqiptar i cili do fliste fjalë miradie dhe lëvdata për
krerët e mërgatës shqiptare, për organizatat, varësisht ku do gjendej me
simpatizan të ,,Ballit Kombëtar,, ose ,,Legalitëtit,, të ,,Lidhjes së Prizrenit,, apo
..Lidhjes Kosovare,, duhej të fliste me dashuri për Abaz Kupin, Rexhep
Krasniqin, Luan Gashin, hafiz Jusuf Azemin, për Alinafi Hoxhën dhe ,,Lidhjen
e Vardarit,, ku këtë të fundit do e kishte objektiv përpunimi dhe vëzhgimi në
Marsej të Francës për disa vite në vazhdim.
E paisin me pasaportë dhe dokumente fallco, edhepse emrin e tij të vërtetë
rrallë kush që e dinte në anët e Gostivarit ku banonte. Në marrëveshje me
Qendrën operative të UDB-së në Shkup, personi në fjalë regjistrohet në
kartotekën e informatorëve me pseodonimin “Doktor Zhivaga” dhe fillimisht
niset me trenin ,,Ekpsres Athina- Paris,, në ora 22,00 në mbrëmje. Dy burra
hijerëndë të Shërbimit të fshehtë dhe të veshur me mantela të gjatë ngjyrë gri,
qëndronin në peron të stacionit të trenit në Shkup ku e përcjellnin për në
Marsej.
Treni u nis në kohë të caktuar… Brenda në kopenë e klasit të parë ishte ulur
djaloshi me sy të larëm dhe flokë bjond në të përhimtë. Veshur me pantolane
xhinse dhe një xhaketë prej lëkure ngjyrë kafeje. Nga paraqitja e tij tërheqëse
ishte e mjaftueshme për të zgjuar pasionin e çdo femre! Dukej i mbushur me
gëzim nga fakti që ishte i zgjedhur nga elita e UDB-së dhe i ngarkuar me
mission në rolin e informatorit jashtë vendit, dhe ku do të fuste në kurthë
personat të cilët vepronin në rradhët e emigracionit si antijgugosllav etj.
Por, historia dhe veprimtaria e ,,Doktor Zhivagës.. si spiun i fshehtë mbetet
mjaft misterioze , ose e njohur më detajisht vetëm për qarrqet e ngushta të
Qendrës dhe elitës së UDB-së për Maqedoni ose asaj federative të Beogradit.
***
Në ndërkohë, kryeshefi i SDB-së republikane për Maqedoni Arso Arsovski i
kishte nënshkruar dy depesh me përmbajtje të thukët, të cila u dërgoheshin ,
njëri bordit drejtues të SDB-së Federative në Beograd, dhe tjetri kryeshefit të
atij Shërbimi në Kosovë, Mehmet Shoshit, i cili në Prishtinë udhëhiqte me SDB
krahinore. Në depeshet e përmendura u bëhej me die se nga Shkupi për në
Francë është nisur me detyra të caktuar dhe në mission përkatës informatori i
regjistruar me pseodonimin ,,Doktor Zhivago,, nga i cili, sipas planit dhe
programit të caktuar, nga i njëjti do të pranonin raporte me interes për
veprimtarinë ,,armiqësore,, të emigrantëve shqiptarë dhe organizatave të cilat i
kishin nën vëzhgim dhe përpunim Shërbimi i fshehtë jugosllav.
… I dërguari në këtë mission delikat dhe
të posaëëm ,fillimisht në Francë, ishte
trajnuar mirë se sit ë maskohej atje, duke u
veshur dhe me sjellje siç bënin emigrantët
shqiptarë, dhe duke e këshilluar që
pistoleta nuk I hynte fare në punë. Për këtë
ishte më mirë që të mos binte në sy dhe të
dyshohej, nëse hetohej se ishte person që
mbante armë në bres, aq më tepër që të
mos vinte në konflikt me policinë franceze. Duhej ecur pa hetuar, pa lënë
gjurmë, duke fsheh sekretin e veprimtarisë së tij si person i angazhuar.
Në foto autori dhe Alinafi Hoxha,
kryetar i ,,Lidhjes së Vardarit,, në Marsej.
Me arrijtjen e tij në Marsej, ,,Doktor Zhivaga,, sipas adresës që posëdonte të
dhënë nga Shërbimi në Shkup, pa hezituar e gjeti shtëpinë dy katshë dhe të
rrethuar me hekura dhe me portë të madhe të blinduar çeliku në ball të oborrit.
I rra ziljes, dhe për një çast, në ballkon doli njeriu i vëshur me rrobe sportive,
por që mbante mustaqe të mëdha. Ky ishte Alinafi Hoxha, nje emigrant shquptar
i ikur nga Jugosllavija shumë vite më herët dhe pasi që ishte vendos në lagjen
periferike të Marsejit ku nuk kushte shumë zhurmë, jetonte në qetësi larg
rrëmujës dhe rrëmetit, por që kishte një botë të njeriut kryengritës dhe
udhëhiqte organizatën ,,ekstreme,, me emrin ,,Lidhja e Vardarit,, !
,,Më falni, zotëri! Unë jam një shqiptar nga ana e Gostivarit…Dhe, doja ta
takoja z. Alinafiun!”- foli me një frengjishte të kulluar djaloshi i veshur me
xhinse.
“ Uau, qenke vendas imi!- bëlbëzoi si me gjysëm zëri dhe tejet i përmalluar për
njerëzit e vendlindjes.
“Urdhëro, shtye portën dhe futu brenda!,,- u dëgjua zëri i Alinafi Hoxhës të
cilin , njëkohësisht e kapluan emocione malli dhe nostalgjie.
…Asaj mbrëmje biseduan gjatë e gjatë, edhe për shumë gjëra që e interesonin
Alinafiun për jetën dhe shqiptarët në Gostivar e më gjërë, për zhvillimet
shoqërore e politike nën regjimin jugosllav. Nuk munguan, bile, as bisedimet
rreth Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.
,,Doktor Zhivaga,, dinte të mbajë rolin e një artisti të vërtetë, duke fitur bindjen
e nikoqirit të tij, me sjelljet aq me xhentilesë, duke menduar dhe bërë planet e
vetë edhe Alinafi Hoxha që ta fuste ,,Fadilin,, si të tillë, aktiv dhe me ,,prirje”
në rradhët e organizatës ,,Lidhja e Vardarit,, ku do të vepronte në fushën e
veprimeve armiqësore ndaj Jugosllavisë.
Zonja e shtëpisë, një francese me kulturë, ua shtrroi darkën në tavolinën e
mbushur me fruta pemësh, hëngrën mirë…të servuar edhe mish të pjekur qengji.
Pinë edhe lëng të freskët portokalli.
“ Miku im, ju do vendoseni këtu në shtëpinë time, kam një dhomë të lirë ku
mund të bëni gjum, dhe jini si në shtëpinë tuaj… Do ju gjej edhe një punë ku
mund të fitoni edhe para!,,- i tha Alinafiu me një seriozitet në fytyrë.
,,Faleminderit, por…kam droje se mos vallë ju bëhem barrë !- u dëgjua
,,Fadili,,.
,, Jo, jo, sa për barrë, këtë mos e diskutoni…Shtëpia është e madhe!,,
Dhe ashtu u bë…
Kaluan ditë e muaj… ,,Doktor Zhivaga,, i cili pos frengjishtes njihte për
mrekulli edhe disa gjuhë të tjera si Gjermanishten, Italishten, Spanjolishten etj.
shëtiste trotoareve të Marsejit me një entuziazëm të madh, pasi emigrant
shqiptar nga Tërnova e Gostivarit, e kishte nderuar dhe pranuar që të banonte në
shtëpinë dykatëshe dhe me oborr të rrethuar me lule dhe pemë. Dhe nga ana
tjetër, që i ishin krijuar kushte dhe rrethana të volitshme për të grumbulluara
informacione të duhura dhe relevante të cilat i duheshin UDB-së për ndjekjen
dhe survejimin e veprimtarisë ,,armiqësore,, të grupeve dhe organizatave
emigrante shqiptare në Francë dhe më gjërë në Perëndim.
Tanimë, spiuni ,,Doktor Zhivago,, kishte krijuar edhe rrethe dhe qarrqe të veta
ku vepronte mes personave të ekspozuar si emigrant të mmrrezikshëm,, dhe për
këtë kishte bërë një raport për DB të cilin do ia dorëzontë personit zyrtar të
diplomacisë jugosllave i cili, sipas marrëveshjes paraprake me Beogradin, kishin
vënë kontakte dhe ky mbahej si resident. Bile, në raport kishte shkruar edhe për
disa fenomene që ndodhnin në rradhët e mërgatës shqiptare, rreth përçarjeve dhe
grindjeve mes tyre, rreth dogmatizmit dhe mungësës së plotë të çdo lloji respekti
dhe kordinimi të veprimtarisë politike emigrante që kishte takuar mes tyre si në
Francë, Gjermani, Belgjikë etj. Kuptohet, raporti prej disa dhjetëra faqesh është i
shkruar me synime të këqia që kishin për qëllim të dëmtonin çështjen e mërgatës
e cila vepronte për çështjen shqiptare edhe në Amerikë, ku si figura të larta
paraqiten edhe emrat e Prof. Luan Gashit, Vasil Andonit, Hasan Dostit, Abaz
Kupit, Abaz Ermenit , hafuz Azemit të Dobroshtit në Aurora, të disa
personaliteteve të ,,Lidhjes Kosovare,, të ,,Legalitetit,, dhe ,,Ballit Kombëtarë,,
në SHBA.
,,Doktor Zhivaga,, shpesh freguentonte të shikonte filma me përmbajtje si ato
të Xhems Bondit apo ,,007,, ! Por, ishte edhe njeri i qejfeve me femra të
bukura françeze, duke u ende nëpër locale nate…
***
Pikërisht, spiuni ,,Doktor Zhivago,, më rrëfeu gjatë e gjatë atë ditë vere kur e
takova në Shkup, afër Urës së Gurit, pranë restorantit ,,Pirin Pllanina,, duke më
dal përpara:
,, Jungjatjeta ! A jeni ju Nafi Çegrani!?,,- u dëgjua zëri i një njeriu të pashëm ,
gjersa kthehesha nga zyra.
,,Po!- i them unë, duke e vëzhguar rreptë, sepse nuk e njihja.
,,Unë jam ,,Fadili,,! Jam nga Çajla, jemi vendas nga Gostivari!,,
,,Aha…Ti qenke ai !,,-mendova me vete dhe ia këtheva me të shpejtë: ,,Doktor
Zhivaga,, apo?
,,Ashtu është, i nderuar! – duke më lëshuar dorën për përshëndetje, më luti që të
uleshim në restorantin afër që të pinim nga një kafe. Pranova pa mëdyshje, sepse
më interesonte ky njeri, raportet e të cilit i kisha lexuar dhe analizuar në Sektorin
e IV ku punoja.
Ky informator sekret vendosi që gjatë bisedës me mua të flasë dhe të tregojë
për herë të parë se çfarë do të thotë të jetosh për shumë vite i maskuar dhe me
emër të imagjinuar.Vazhdimi i këtij rrëfimi do t’ju duket një tregim i gjatë, i
zhvilluar asaj pasdite vere të vitit 1971, ku zbulohet një figurë që nuk është as
ajo e James Bond, por e personit të rekrutuar në rrjetin e UDB-së dhe i
regjistruar si informator i kamufluar jashtë vendit që mbante pseodonimin:
,,Doktor Zhivago,, !Pak a shumë puna e spiunit është e njëjtë me atë të aktorit.
Duhet të dish të recitosh shumë pjesë, duke iu përshtatur roleve të ndryshme,
ashtu siç kishte vepruar vite me radhë gjatë qëndrimit të tij në Francë, por që
kishte spiunuar edhe Rifat Kolgjinin në Bruxsel, vlla i Tahir Kolgjinit, emigrant
në Stamboll, dhe disa të tjerë të cilët UDB-a e Mqedonisë, ajo Federative dhe
ajo e Kosovës i mbanin në përpunim.
… Gjersa më rrëfente ,,Doktor Zhivaga,, për periudha të gjata dhe veprime të
fshehta në kryerjen e misionit për të cilin ishte caktur, në moment pas shpinë më
preku një dorë dhe u dëgjua zëri metalik i personit që e njihja. Ishte Kiro Fuze,
një operativist I SDB me të cilin disa vite kishim punuar bamshkë në sektorin
për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve dhe atasheve të huaj, bile një kohë
edhe kishim banuar bashkë në një apartaman të fshehur në afërsi të hotel
,,Jadranit,, !
,,Ulu, Kire !,- i thashë, duke e njohtuar se personi në tavolinë me mua ishte
,,Doktor Zhivago,,! U habitë, duke e vështruar me vëmendje. Kuese ,,Zhivago,,
vazhdoi rrëfimin e tij aty ku kishte ngelur.
,, Siç ceka më herët, detyra ime si një njeri i infiltruar në rradhët e organizatës
emigrante ,,Lidhja e Vardarit,, në Marsej, ishte pak e vështirë, pastaj gjërat u
lehtësuan disi sipas ndodhive globaliste dhe të kohën e Luftës së Ftohtë që
zhvillonin CIA, KGB, MOSSADI dhe Shërbime të tjera të forta dhe të
frikshme, edhe mua m’u desh të përshtatesha me globalizmin…Kaloja periudhë
të gjatë duke lexuar libra e romane. Lexoja literaturë që botonin Komitete e
emigracionit shqiptarë etj,,-rrëfen aid he vazhdon:
,, Nevoja e parë për mua kur arrita në Marsej ishte të gjeja një strehë ku të
futsha kokën. E këtë ma mundësoi vetë Alinafi Hoxha, të cilit edhe i jam
mirënjohës, për arritjen e qëllimeve të mia…!,,- përfundoi ,,Zhivago,, .
Spiuni Vahedin Ramadani alias Fadili , me pseodonimin “Doktor Zhivago”
të cilin UDBJA e vlerësonte si një nga informatorët më produktiv dhe një
punë me rezultate shumë të mira, gjatë viteve 1973, 1974 dhe 1975. Gjatë
arratisjes sime për në SHBA, do ta takoj në Romë të Italisë, tanimë me një
pseodonim tjetër, si ,,Federiko Amati,,! Ai gjatë qëndrimit në Romë, kishte vë
kontakte të mira edhe me diplomatin shqiptar ,,Xhemalin,, në Ambasadën e
Shqipërisë, e që njikohësisht kishte informuat SDB në Shkup edhe për disa
kontakte të mia që kisha pas asaj vere me Ernest Koliqin, Mentor Çokun dhe
Sabaudin Haznedarin, para se të fluturoja për në SHBA, njëherit duke realizuar
misionin për interese të ngushta të UDB-së e cila e kishte angazhuar sërish…
për çfarë do të shkruaj një rradhë tjetër.
***
( Pas këthimit tim nga Amerika , ku isha arratis pas disa konflikteve që kisha me
krerët – bylykbasha të UDB-së para dhe pas vdekjes së Titos, me nisjen e
demonstratave në Kosovë më 1981, jam arrestuar në mënyrë të çuditshme, nga
oficera të panjohur të cilët në bashkëpunim kurdisën Procesin e Zenicës me
akuza të shkruara prej gënjeshtrash dhe të bazuara vetëm në mashtrime dhe
trillime të imagjinuara dhe të inskenuara, me çka më dënojnë me vdekjepushkatim, pavarsisht se unë nuk kisha njohuri se çfarë po ndodhëte aty, ata
kishin bërë plane dhe kurdisje të fshehta,me metoda kriminale, duke e përdorur
UDB-a, prokuroria dhe gjykatësit ,,Fadilin,, si dëshmitar të ,,mbrojtur,, por që ,
për fat të mire, këtij mashtruesi iu zbulua alibi, si fakt i pa kontestueshëm, u
dënua me 13 vite burg të rëndë… Kjo është një histori e gjatë e cila rrënjët, në
këtë drejtim, i ka brenda në UDB).
Ky, zatën, është rrëfimi për spiunin ,,Doktor Zhivago,, siç e kam njohur unë.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Rusia, sponsori kryesor i ndarjes së Shqipërisë në 5 copa

Moska zyrtare ftoi Tiranën dhe Shkupin për tu anëtarësuar në Unionin Euroaziatik. E ndërsa Maqedonia …

Leave a Reply

Loading...