Kryefaqja / LAJME / Zenka: Çka pritët, me cilin Flamur të festonim? – Flamuri shqiptar i lëjuar në Mal të Zi (Video)

Zenka: Çka pritët, me cilin Flamur të festonim? – Flamuri shqiptar i lëjuar në Mal të Zi (Video)

Festimet e shqiptarëve me flamuj shqiptarë pas fitorës së Forumit Shqiptar në zgjedhjet në Tuz, ka shkatuar reagime të mëdha publike.

Nga DPS këtë festim e kanë quajtur incident të shëmtuar, kurse nga URA festimin e shqiptarve e quajten ikongrafi fashiste. Ndërsa Demokratët akuzojnë DPS-in se qëndron pas gjithë kësaj.

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, në një intervistë për RTCG deklari se në festimin e shqiptarve nuk kishte asgjë ofenduese për të tjeret.

“Flamuri shqiptar është një gjë normale për partitë shqiptare, sepse në fund të fundit ne jemi shqiptarë. Çfarë prisni ju, cilin flamur të përdorim?” pyeti Zenka. Ai tha se Mali i Zi është shtet qytetarë dhe Flamuri shqiptarë është i lëjuar.

Ai nuk sheh asgjë të diskutueshme edhe për brohoritjet për UÇK-në. Asgjë kundër Malit të Zi nuk ka pasur në ato festime, shtoi ai.

“Thjesht, vlera shqiptare u lartësuan, asgjë më shumë. Ishte një natë e fitores dhe pak eufori kishte, por absolutisht asgjë nuk kishte që fyente dikë apo vlerat e të tjerëve,” tha Zenka.



Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vendi i rrallë kur ruhet shqipja e vjetër

Zbuloni gjuhën ilire… Arkeologët italianë e francezë tregojnë mbishkrimet, lidhjet me shqipen, fjalët e vjetra, …

Leave a Reply

Loading...