Kryefaqja / LAJME / U botua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

U botua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu përmes një njoftimi në rrjetin social facebook ka njoftuar opinionin për botimin e librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”. 
“Platforma për Shqipëri të Bashkuar” me autor Tahir Veliu, përmban në thelb, fazat e çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri e Bashkuar. 

Libri, poashtu argumenton idenë së Shqipëria e Bashkuar nuk është vetëm dëshirë dhe aspiratë, por është një proces i pashmangshëm, që mbështetet në vullnetin e popullit shqiptar autokton për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, dhe i bashkuar brenda kufijve të vet natyror, historik dhe juridik. Shqipëria e Bashkuar në Europë të Bashkuar./Shqipëria e Bashkuar.AL
Ja postimi i plotë:
Të dashur vëllezër e motra,

Të nderuar shqiptarë kudo që jeni,

Ju njoftoj se libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” (ISBN 978-0-9948098-0-3) është botuar. Të gjithë ata që kanë dëshirë ta porositin këtë mund ta bëjnë përmes www.tahirveliu.com

Pas 10 ditësh libri mund të porositet edhe nga distributor të njohur ndërkombëtar, si Amazon, Barnes & Nobles, Ingram etj. Njëherit, edhe verzioni elektronik do të botohet pas një kohë të shkurtër me këtë ISBN: 978-0-9948098-1-0

Libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” do të promovohet më 16 Korrik në Prishtinë, ku do të organizohet edhe mbajtja e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Ndërsa, promovimet tjera do të vazhdojnë bashkarisht me tubimet promovuese të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në këto kryeqendra të Shqipërisë: Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht).

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...