Kryefaqja / LAJME / Ky është vendimi i prerë i Kosovës për klubet serbe që tentojnë të hyjnë në territorin e saj pa marrë leje!

Ky është vendimi i prerë i Kosovës për klubet serbe që tentojnë të hyjnë në territorin e saj pa marrë leje!

Klubi serb i basketbollit Sloga nga Kraljeva u ndalua gjatë fundjavës për t’u futur në territorin e Kosovës pasi nuk kishte marrë leje

Në territorin e Kosovës mund të organizojnë ndeshje vetëm Federatat dhe klubet që janë të regjistruara në Kosovë.

Prandaj, klubet serbe që mendojnë të luajnë në Kosovë pa marrë leje nuk do ta kenë këtë privilegj.

Në fakt, presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka thënë se një klub për t’u futur në territorin e Kosovës duhet paraprakisht të marrë leje.

“Për t’u futur një klub serb në territorin e Kosovës është e nevojshme së pari të njoftohet shteti i Kosovës për ardhjen, ndërsa më pas shteti do ta marrë vendimin, ta lejojë apo jo hyrjen e atij klubi, ndërsa Ministria e Brendshme më pas do ta zbatojë atë urdhër. Tash e tutje, asnjë klub nuk mund të hyjë në Kosovë pa marrë leje”, ka thënë Fetahu për RTK2.

Hyrja ilegale e klubeve serbe në territorin e Kosovës dikur ishte përditshmëri.

Por, tash po shihet një vendosmëri e autoriteteve kosovare për t’i ndalur këto klube të futen në territorin e Kosovës pa marrë leje.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...