Kryefaqja / OPINION / Tri kërkesa serbiane për ta kthyer pavarësinë e Kosovës në pazar

Tri kërkesa serbiane për ta kthyer pavarësinë e Kosovës në pazar

Shkruan: Prof Dr Hakif Bajrami

 Zotëri President Hashim Thaçi, nuk është vonë të largohesh nga zejtaria e Sorosit, Vuçiqit, Ramës, Lulit e Daçiqit

President Hashim Thaçi thellë keni rënë në pazare të Edi Ramës dhe Baton Haxhiut, të cilët janë në lidhje me Aleksander (Vuçiq)- Sorrosin, i cili hynë në borxhe duke blerë armë në Indi dhe Brazil, dhe pastaj me ato para krijon skenar për luftë, kudo që krijon shanse si në Siri dhe në tërë ‘pranverën arabe’

Tërësia politike, diplomatike dhe shtetërore  e Kosovës, është vënë në pazar me fajin e një stafi drejtues politik; është venë në sprovë sepse institucionet shtetërore janë ‘federuar’ me e pa kompetenca. Ky staf deduktiv që në disa raste provon të dominoi si induktiv,në prononcimet publike induktivi po dëshmon se ka shkuar bukur larg në akordime me zëdhënësin e Sheshelit dikur. Aktiviteti i Vuçiqit-Sheshelit-Sorrosit  është evident, që ta kthej Rusinë në “lojtar kyç për çështjen e Kosovës”. E Kosovën e kanë bërë çështje sepse Rusia po kyçet tërthorazi, përmes negociatave inferiore, të drejtuara nga F.Mogerini. Kjo kryenegociatore  hapin e parë për këtë rirreshtim të Kosovës e nxjerr përmes asociacionit serb, i cili do të kishte kompetenca  ekzekutive. Kjo do të thotë, se duhet të krijohet, sipas saj, Republika serbe në shtetin e Kosovës, me stilin e maskuar: “edhe në duhet të fitojmë diçka”, pasi që “më 1999 kemi humbur çdo gjë me luftë”. Ky realitet është pra një orvatje që Kosova sa më shumë të defaktorizohet,  të dëshmohet se nuk është shtet unik, por një specialitet federal-konfederal. Kjo sipas tyre duhet të ndodhë të paktën, pasi që nuk mundet ta kthej dikush më në vitin e mbrapshtë 1989. Ky synim vjen nga marrëveshja e nënshkruar nga  Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi në Bruksel më 1913, me presion të BE-së. Dhe, pas dërgimit të këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, më 2015 u gjetën 23 shkelje të Kushtetutës Kosovës. Kuptohet, këto gabime ishin të radhës, pas Rambujesë (1999), pas Vjenës ku pasuan lëshime të reja, në emër të njëfarë “diskriminimit pozitiv”, për ta bërë Kuvendin e Kosovës institucion të përbërë prej dy dhomave, sepse asgjë me vlerë për shtetin, nuk mund të aprovohet pa aprovimin e deputetëve serbë. Tash deputetët që janë zgjedhur edhe me 18 vota, e sabotojnë Kuvendin e Kosovës, për të treguar se në shtetin e ri, asgjë nuk funksionon,” pa lejën tonë”.

Mina në sahat

Dhe të dalësh me qëndrimin se sivjet do të arrihet Marrëveshja përfundimtare me Serbinë, kur kjo nuk lë guri pa lëvizë për ta penguar Kosovën në çdo të drejtë të saj si shtet, është më shumë se utopi e më pak se realitet. E vërteta, çështja e asociacionit është minë me sahat për ta minuar Kosovën për brenda. Po, Serbia, Kosovën e ka pas okupuar jo në luftë me neve, por në luftën kryqëzatë evropiane kundër okupatorit tonë (tetor 1912).Tash shtrohet pyetja, për faktin se Evropa nuk donte ndryshim të kufijve të perandorisë Osmane në gusht 1912, kur me luftë e çliruan shqiptarët; Evropa lejonte ndryshim të kufijve në interes okupues të Serbisë në tetor-nëntor 1912. Ky fakt është plagë ballkanike që kullon që njëqind vjet, me fajin e gjashtë Fuqive evropiane (Anglisë, Francës, Rusisë, Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë). Çka ka për qëllim korrigjimi i kufijve sot, “ në dobi të Kosovës”?.Hashim Thaçi me këtë prononcim nuk llogaritë fare në pasoja se: “kërkon tri komuna shqiptare të Kosovës Lindore, që kanë mbetur nën okupimin serb. Këtij qëndrimi, Presidenti i Kosovës i shton se “ne nuk japim asgjë”. Kush ia ka premtuar këtë pazar Hashim Thaçit, ky nuk e tregon. Por futja Presidentit tonë në kurthin politik do të dëshmohet më vonë  që do të thoët se: “Thaçi posa u forcua pak, ai do zgjerim të kufijve, bile nuk e përjashton agresivitetin, sepse ato janë vise shqiptare”. Këtu pushon mina me sahat e Thaçit pa vetëdije, sepse Serbia me padurim pret që të futet edhe një herë në luftë në Kosovë, për çka Rusia për t` i mbuluar të palarat e veta në Krime dhe Ukrainë, Mal të Zi, Maqedoni e Shqipëri, pret me padurim edhe me kushtin se e di që Serbia do të humbë serish. Këtë qëndrim as nuk e përkrahë publikisht as nuk e pengon ilegalisht. Në të dy rastet para kemi të bëjmë me  përgatitje për luftë, që dëshmohet në çdo imtësi kur A. Vuçiq e thërret Këshillin për Siguri Kombëtare. E çka është veriu i Kosovës, plus enklavat eksterritoriale brenda? .Çdo fshat të shpallet komunë serbe, këtë e ka bërë vetëm Hashim Thaçi me partnerë që nuk është i vetëdijshëm se ku i del hesapi nesër.  Lidhur me këtë, për të qenë më i plagosur, Hashi Thaçi me vetëdëshirë e krijoi Gjykatën Speciale, e dikur thoshte se do ta padisë Dik Martinoviqin. Ku është padia sot, po flenë apo ishte lojë fjalësh. E çështjet që janë kurdisur ndaj Kosovës, sot me punën e parlamentit, qeverisë, fakteve dhe studimeve shkencore për çdo ditë po defaktorizohen. Lidhur me këtë, kush i ka premtuar Hashimit se ‘nuk merresh në Hagë nëse e bën këtë dhe atë’. Në fund jemi të bindur se do ta hanë si suxhukun mafiozet evropian, pikërisht tipat e Mogerinit+Hahnit +Boltonit. Serbia e ka të njohur se e ka humbur Kosovën përgjithmonë më 9 qershor 1999 në Kumanovë, ku ka nënshkruar kapitullimin e pakusht. Por, sjelljet e Thashim Thaçit dhe një pjese të parisë politike shqiptare, këtë humbje e relativizuan, sa që në disa raste, Serbia zyrtare po paraqitet si viktimë, me qellim për ta “kthyer Kosovën në neokoloni  për çka ende  ka shpresë”Shtrohet pyetja pse  nga viti 2011, sepse një vit më pare mori autogol nga GJND. E shtrohet pyetja a ka ndihmë të madhe kur Presidenti hapur del thotë se: “Lugina e Preshevës do të i bashkangjitet Kosovës”, pa theksuar se cili është çmimi.  E çmimin e këtillë pa busollë kuptohet se nuk e përcakton “shitësi” por blerësi. E blerësi po pret në pusi zotëri President, e Ju pusinë nuk jeni kah e vëreni, se fama e fotelës që 2o vjet, ju ka rënë në kokë si prushi njeriut në dhomën e paajrosur. Ja një imtësi. Federata serbe për çdo gjë mbanë zgjedhje në Kosovë, edhe pse e di se kjo është një fie bari në qendër të oqeanit për ‘shpëtim’.Me gjithë këtë, përçarjet politike shqiptare dhe nënshkrimet ordinere,  duke falur diçka (Rambuje krejt Kosovën; Vjenë diskriminimin më pozitiv që nuk ngjet askund në botë, Bruksel ku me qëllim 23 herë shkelet Kushtetuta). Shikoni për tokë President,Ju kurrë nuk keni marrë këshilla nga ekspertët, por nga puthadorët tuaj të shumtë që bëlbëzojnë me 200 fjalë anglosaksone, se askush nuk të urren si po mendon, të paktën unë Jo. Por, përkrahja jote është 14,9%, për Ramushin 81,6%, mbetjet janë neutrale. Ky është realiteti i autoritetit me mundësi 5% plus dhe minus. Ky është realiteti që vet e ke krijuar sepse askush nuk të ka penguar të kesh këshilltarë objektiv, që e duan Kosovën më shumë se vetvetën. Por këshilltarët i ke zgjedhë për të marrë beneficone e jo që e njohin politikën jo më mirë por më hollësisht se ju, sepse i njohin teoritë, idetë dhe praktikat shumë drejtë e të tillë shqiptarizmi ka.

Ju them miqësisht tërhiqu

E vërteta, kështu pati vepruar në stilin që ju e praktikoni edhe ish Presidenti Rugova. Më duhet ta them se isha duke ngrënë bukë, kur e dëgjova se “na kishte pranuar Melkizedeku”. Edhe pse nuk isha kërkushi, në asnjë funksion politik atëbotë, si shqiptar i shkolluar e kisha për detyrë patriotike të shkojë në zyrën  e tij dhe të i them miqësisht, sepse më ka respektuar, por unë dihet se respektin e kam pasur më tepër për Prof Fehmi Aganin, dhe ai qëndrim nuk ka qenë i maskuar, duke it hënë në prezencë të Fehmi Aganit, Prof Latif  Berishës dhe Enver Malokut ( që ma mundësoi të takohem)-tërhiqe fjalën se, Melkezedek shtet, nuk ka!!!. Mbeti kokëfortë dhe me zhgënjim njerëzor, jam larguar nga Baraka e famshme. Edhe Juve President, Ju them miqësisht TERHIQU,nuk është ligësi burrërore e aq më pak politike, nga  telenovela jote kufitare, për çka do të mbetesh fajtor që e ke sakatosur Rugovën për 8900 hektarë, se është një llogari pa hangjinë. Dhe ta them menjëherë jam ai që nëse ka mundësi vetëm 1% të bashkohet Lugina pa asnjë lëshim pe Serbisë; pa e falur Veriun, pa ua siguruar eksterritorialitetin e komunave fantome fshatare serbe; pa e lënë Trepçën superfuqive, mua më pushkatoni kur të doni; falë u qoftë gjaku im!.Në të kundërtën, mjaftë më me rrudhje të trojeve shqiptare, kur i ke 7 universitete prapa, e këtë Kosovë e kornizuan ata që i kishin vetëm 3 profesorë pas më 1944, në Bujani. President Hashim Thaçi thellë keni rënë në pazare të Edi Ramës dhe Baton Haxhiut, të cilët janë në lidhje me Aleksander (Vuçiq)- Sorrosin, i cili hynë në borxhe duke blerë armë në Indi dhe Brazil, dhe pastaj me ato para krijon skenar për luftë, kudo që krijon shanse si në Siri dhe në tërë ‘pranverën arabe’. Një aventurë të tillë e mbaroi duke e pështjelluar me “Pranverën arabe” në Siri, ku pësuan me qindra civilë të pafajshëm; të njëtin qellim “hazertleri” Sorrosi e ka me Kosovën, pale mos po i lajmë borxhin që e ka në Brazil, sepse për borxhet ndaj Indisë si shitësi më i madh i armëve, ia lau Siria dhe populli i saj në luftën qytetare, ndër më të egrat në botë. E Ti tash do të pyesësh, si jam i infirmuar unë, kur jam fare pa funksione. Po, informata sot është fuqi prodhuese, por ka kaluar koha kur ka qenë vetëm pronë e elitave totalitare. E ti e ke nja tri agjenci informative që të ndihmojnë, e të na sjellësh në këtë gjendje kritike një shoqëri të tërë, duhet të thuhet sepse është në interes të kombit, Jo ti nuk e meriton postin që e mbanë, ta dish, të them publikisht. Dhe po të i ndodhë Kosovës ndonjë gërvishje ngacmuese lufte, edhe pse jam në moshë do ta marrë pozitën që e mora 1989-1999. Pra ke mendjen se je kah na dërgon kah lufta. E këtë jo vetëm unë, por askush në Kosovë nuk e do. Mos thuea nesër nuk kam e ditur dhe kam qenë në lajthitje, sepse tash përfaqëson një shtet SERIOZ, dhe lufta nuk bëhet në mënyrë GUERILE, por frontale. Mblidhi mendët në kokë President, po jo vetëm Ti por edhe partia që të nxitë tërthorazi. Mjerisht në vend se të vetëkritikohesh, po vepron kontra. Ja shembulli eklatant: Thaçi shkon te Isa Mustafa për ta matur pulsin se si duhet të shkarkohet Qeveria e Ramush Haradinaj. E vërteta, duhet të thuhet edhe një realitet, se si një aëntar i koalicionit të Qeverisë Hardinaj i sugjeron ministrat e vet që mos të frekuentojnë në zyrën e Kryeministrit. Këtij qëndrimi së pari krekoseni JU se: ‘ne e propozuam taksën të parët’,e ‘ tash ne e evitojmë taksën’. Kjo është një hipokrizi politike, prej së cilës Kosova pëson shumë, me të cilën tregohen xhepat e fryer, e jo arritjet e autoritetit shtetëror të Kosovës, në të gjitha fushat ku ka nevojë. E vërteta, qëllimi i Serbisë është që statusin e Kosovës ta kthejë në dykuptimësi lokale, pa e caktuar kahen ku dilet nga ‘autostrada’. Në fakt, edhe më hollësisht, protektoratin mbi bisedimet deri me tani e ka pasur Serbia, me fajin e palës inferiore shqiptare, e që e vërteton amputimi I fusnotës që simbolizon Rez. 1244 ku nuk përmendet Serbia askund, por një shtet që më nuk ekziston. Dhe, a ka KS OKB rezolutë që ia kthen kompetencat e Jugosllavisë Zhablakut, Serbisë së vojvodëve çetniko-komunist-JO. Pse nuk e përdorini këtë argument superior për Kosovën. Serbia në atmosferën e takimeve publike e sekrete, po dominon sepse informatat disi kanë rrjedhë detajisht, është promovuar se aspiron territorin e Kosovës (maksimalizmin), ose një pjesë jo të vogël të saj, duke akuzuar palën e Kosovës se: “po vepron për ta krijuar Shqipërinë e madhe”.Pala shqiptare në anën tjetër, me fajin e vet pozicional triumfalist politik, shkencor dhe ‘faktik” ku ka hise edhe Tirana estradiste, ka dëshmuar inferiorishtë se përmes Kosovës Republikë sovrane, aspiron hapësirë të identifikuar. Kaq ishte qëllimi i saj ‘hashimid’ deri me sot.

Vetë mjemi përjashtuar nga loja në Rambuje

Në realitet, para të huajve Serbia diplomatike dhe politike çetniko-komuniste me 4500 oficerë të lartë kriminelë permanent ka ekspozuar histori bizare, dhe përrallave të saj u është besuar, sepse dituria e palës shqiptare ka qenë katastrofale, inferiore. Dhe këtë “ujk” vet e kemi sjellë në torishtë, sepse roje kemi menduar, së pakut nga tërë elektorati i LDK-së ( e ai elektorat ishte 70 deri në 90% më 1989-1999), I bindur 100% se pavarësinë duhet ta ‘vërtetojnë’ Fuqitë e huaja me fuqinë e tyre që disponojnë, pra vet jemi përjashtuar nga loja në Rambuje, ku kemi marrë në thua. Prandaj, edhe sot kemi prirje se na kanë themeluar shtetin të tjerët, na kanë çliruar të tjerët, e gjepura tjera sekundare, pa ia dëshmuar vetit vlerën e armës dhe diturisë kolektive kombëtare. Për këtë vetëm duhet një llogari e thjeshtë se sa para Republika e Kosovës i investon në Akademi, e çka i sjellë ajo këtij shteti deri më sot dihet. Me këtë, më së shumti, jo vetëm dje e sot, po nuk ka shans që edhe nesër, mos ta evitojmë nga koka, se faktorizimin shtetëror na e kanë bërë të tjerët-JO faktorizimi është rezultat i faktorit të brendshëm. Me këtë logjikë prej robit, se gjithmonë të huajt na kanë çliruar duhet të shkëputemi, po e harruar ndihmën e NATO-S dhe sidomos SHBA-ve. Por në anën tjetër,  ne po dëshmojmë se edhe të huajt nuk paskan pasur kujt t` i ndihmojnë. Kjo qyqari, mos harroni, se më së shumti ka rënduar mbi një kolos që quhet Baca Adem Dema, për një gjysmë shekulli. Unë këtë fakt e di më mire se çdo shqiptar. Zaten, atë edhe pas daljes nga burgu, e kanë luftuar dhe denigruar, duke kontaktuar me Dinzbira e Hollbruka, Kuka e Badinterë të shumtë, se ne jemi paqësor, se de duam një pozitë në pushtet, por jo sovranitet të plotë. Deri më sot (12 III/019) numri I kërkesave serbe ka arritur në 22, pasi që pala shqiptare e ka shkelur 23 herë Kushtetutën e Republikës Kosovës. Tash numri i kërkesave serbiane është ngritur në 23 me faktin se Platformën e aprovuar në Parlament me asnjë çmim nuk e duan. Këtu qëndron loja e ujkut dhe qengjit, Serbia ka dëshirë që pala e Kosovës të shkojë me duar në xhepa, në çdo takim. Mos hezitoni politikanë shqiptarë, vetëm puna ekipore u sjellë drejtësi dhe fitore të reja. Të përfundojmë, deri me tash Serbia i kishte dy kushte për t` I rifilluar bisedimet: asociacionin e komunave, përmes së cilës synonte një republikë Brenda Republikës për ta mbajtur Kosovën në maje të thikës; e kishte kushtin e dytë korrigjimin e kufijve, përmes të cilit “argument”, synon të hapë luftë me Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e deri aty që ta synojë si më 1921 Shën Gjinin. Tani Beogradi ka shpallur me kërkesë të Bolltonit, Mogerinit, Hanin etj se Platforma e Kosovës, për bisedime me Serbinë, është kusht i kushteve që Kuvendi i Kosovës ta defaktorizojë, ta abortojë. E meqë kjo nuk do të ndodhë kurrë, Zotëri President Hashim Thaçi, nuk është vonë të largohesh nga zejtaria e Sorosit, Vuçiqit, Ramës, Lulit, Daçiqit e mentorit te të gjithëve V. Ptinit. Fundi I fundit: S` janë jo të huajt që e shpëtojnë shqiptarinë, janë shqiptarët e askush tjetër, e mbani në mend se është fjalë e vjetër. E kur t` i shtohet këtij fakti se SHBA (sidomos ushtarakët e lartë) dhe Gjermania janë për Kosovën në kufijtë që është shpallur Republikë sovrane, atëherë popullit kemi çka t` i tregojmë, se jemi më të sigurt se kurrë më parë, por që ‘sëpata’ politikanëve tanë duhet t’u presë në një vend. Lidhur me këtë Bac Adem Dema na mësonte: “Nuk ka rendësi a na ndihmon Lindja apo perëndimi. Lufta jonë do të jetë e gjatë, por mbi të gjitha do të jetë e drejtë dhe përmes saj NE do ta bindim botën se e meritojmë, Republikën dhe bashkimin. Në front shqiptarë, për dituri dhe demokraci të dëlirë. Pastaj tërë botën e civilizuar e kemi pas. Kështu si jemi rreshtuar, për çdo ditë po humbim miq dhe po dëshmojmë se ende ka nevojë të grumbullojmë mend. Serbia si marionetë e Putinit ka shpallur se më 24 mars 2019 në Nish do të na i tregoi muskujt në një paradë ushtarake. Fare e natyrshme prej një shteti plotë kriminel dhe e mbushur me parti fashiste, në mënyrë që bota ta kuptojë, se kush po përgatitet për luftë, dhe për ta kthyer sërish Kosovën në gërmadha. Ne jemi këtu. Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë Kosove, ashtu si na ka mësuar Bac Adem Dema dhe Adem Jashari Legjendari, kuptohet me miq shumë, por edhe të sinqertë mbi të gjitha. Po pas dhjetë vitesh Serbia do të rreshtohet kundër Rusisë, por në secilin variant, politika e Naçertanisë më nuk i sjellë përfitime territoriale, por vuajtje dhe mjerim e urrejtja nga bota e civilizuar.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kastriot Berishaj: Ja se si mund të pajiset Shqipëria me avionë luftarak dhe sistem mbrojtës amerikan!!!

PROJEKT PROPOZIM nga Kastriot Berishaj, kryetar i LSHB-së për Modernizimin e Forcave të Armatosura të …

Leave a Reply