Kryefaqja / HISTORI / Dita e Verës, festa e lashtë e tërë shqiptarëve

Dita e Verës, festa e lashtë e tërë shqiptarëve

“Dita e Verës”, festë tipike shqiptare

Më 14 mars gjithë Shqipëria feston “Ditën e verës” këtë festë të lashtë parafetare. Por qyteti i Elbasanit është epiqendra e kremtës së moçme pagane. Ky qytet identifikohet me këtë festë popullore, ku organizohen karnevale, panaire dhe veprimtari të ndryshme kulturore, si dhe gatimi i ballokumes, një ëmbëlsirë e veçantë në traditën kulinare shqiptare.

Atmosfera në Elbasan, është vërtetë mbresëlënëse. Ai mbipopullohet nga vizitorë të shumtë duke u kthyer në një vend pelegrinazhi. Atmosfera e festës ndihet dhe në qytete të tjera, ku janë shënuar dhjetëra veprimtari. Koncerte, ekspozita, stenda dhe panaire kanë grumbulluar në bulevardet dhe sheshet e qyteteve te ndryshme ne vend shume qytetare.

“Dita e Verës” ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të ilireve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). “Dita e Verës” ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Sa serb kishte deri në vitin 1739 ?

Shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë Fakte , fakte dhe iu mbyllet goja serbëve. As një popull …

Leave a Reply