Kryefaqja / LAJME / Po bëhen 5 muaj nga taksa 100% ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja

Po bëhen 5 muaj nga taksa 100% ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja

Me 21 mars bëhen pesë muaj që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës.

Pavarësisht porosive të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës, Kryeministri Ramush Haradinaj është i vendosur të mos e largojë atë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia

. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për Indeksonline ka thënë se vlera e importeve nga këto dy shtete ka rënë në 99%.

“Vlera e importeve nga Serbia dhe Bonja ka rënë në nivelin me të ulët ndonjëherë, rënia është 99%. P.sh. nëse para masës mbrojtëse kemi pasur 1.4 milion import ditor tani kemi nën 8000 euro import ditor”, thuhet në përgjigjën e tij.

Përderisa ka rënie të importit nga Serbia e Bosnja, rritje ka nga disa shtete.

“Rritje ka nga Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, etj”, ka thënë Stavileci.

E sa i përket kontrabandës me mallra, Stavileci ka thënë se tani më shumë kanë kapur mallra ushqimore që me herët nuk kanë qenë në tendencë.

“Që nga vendosja e masës mbrojtëse dogana ka alokuar resurset e saj ashtu që t’i përgjigjemi rritjes eventuale te kontrabandës, sidoqoftë shifrat flasin për nivel të njëjta të numrit të tentim kundërvajtjeve por me të vetmin dallim që tani kemi kapur edhe mallra ushqimore me vlera minimale që me herët nuk ka qenë tendencë”, ka thënë mes të tjerash ai.

Ndërsa, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka thënë se ditën që hiqet taksa, do të thërras takim të ri për dialog.

Ndërsa, reagimi i kryeministrit Haradinaj ishte se dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa, duke theksuar se bisedimet mund të vazhdojnë pa e ndërlidh me temën e tarifave.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kastriot Berishaj: Sindromi vetëvrasës i shqiptarëve po tkurr terësinë territoriale të trojeve shqiptare! Ilir Meta dhe Anastas Janullatos janë zagarë të Greqisë shoviniste

“Ilir Meta, qeni i dekoruar nga Greqia dhe bythëlepirësi i antishqiptarit tjetër, Anastas Janullatos puthen …

Leave a Reply