Kryefaqja / LAJME / Energjia do të shtrenjtohet për 50 për qind

Energjia do të shtrenjtohet për 50 për qind

Qytetarët pritet ta paguajnë për 50 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike.

Faturat e konsumatorëve të energjisë do të shtrenjtohen me nisjen e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Rritja e çmimit të energjisë u paralajmërua nga Ymer Fejzullahu, drejtor i Departamentit të Tarifave në ZRRE.

Nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, do të ngrihet në 90 euro.

“Me ndërtimin e termocentralin Kosova e Re kur fillon operimi i këtij termocentrali, çmimi i rrymës do jetë 50 për qind më shtrenjtë”, ka thënë Fejzullahu.

Në këtë diskutim të organizuar nga KOSID-i, u tha se e kanë mirëpritur tërheqjen e Bankës Botërore për të investuar në termocentralin “Kosova e Re”, raporton KTV.

“Banka Botërore, një nga arsyet madhore, për të cilën është tërhequr prej investimeve në Termocentralin ‘Kosova e re’, ka qenë edhe mospërputhja ose moszbatimi si duhet për një zhvendosje të dinjitetshme të banorëve të Hades. Kjo është një fitore e përbashkët me KOSID”, ka thënë Dajana Berisha, nga FIQ.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se kompanisë “Contour Global” i janë dhënë të gjitha pëlqimet mjedisore për ndërtimin e këtij termocentrali.

Ndërsa, sa i përket padisë që ka bërë shoqëria civile ndaj Ministrisë që ai udhëheq, Matoshi ka theksuar se nuk ka një informatë të tillë.

Ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ është paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës se do të nisë në vjeshtën e këtij viti.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kastriot Berishaj: Sindromi vetëvrasës i shqiptarëve po tkurr terësinë territoriale të trojeve shqiptare! Ilir Meta dhe Anastas Janullatos janë zagarë të Greqisë shoviniste

“Ilir Meta, qeni i dekoruar nga Greqia dhe bythëlepirësi i antishqiptarit tjetër, Anastas Janullatos puthen …

Leave a Reply