Kryefaqja / LAJME / Ambasada amerikane: Kush dogji mandatet ka hequr dorë nga detyrimet ndaj qytetarëve

Ambasada amerikane: Kush dogji mandatet ka hequr dorë nga detyrimet ndaj qytetarëve

Ambasada amerikane ka reaguar një ditë para protestës së opozitës.

Në reagimin zyrtar thuhet se “pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme”.

Shtetet e Bashkuara, sipas deklaratës, “nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura “në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht”.

Ambasada vlerëson “punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Ambasada cilëson ndërkohë deputetët e opozitës që kanë djegur mandatet, si persona që “hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë”, dhe që “duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre”.

Në deklaratë lexohet mbështetje ndaj “të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kastriot Berishaj: Sindromi vetëvrasës i shqiptarëve po tkurr terësinë territoriale të trojeve shqiptare! Ilir Meta dhe Anastas Janullatos janë zagarë të Greqisë shoviniste

“Ilir Meta, qeni i dekoruar nga Greqia dhe bythëlepirësi i antishqiptarit tjetër, Anastas Janullatos puthen …

Leave a Reply