Kryefaqja / LAJME / Studentët të parët! Koha për ndryshim sepse Shqipërinë mund ta çojë përpara vetëm një arsim cilësor jo vetëm me fjalë, por me vepra, ndershmëri e përkushtim

Studentët të parët! Koha për ndryshim sepse Shqipërinë mund ta çojë përpara vetëm një arsim cilësor jo vetëm me fjalë, por me vepra, ndershmëri e përkushtim

Nga Marin Mema

Kur një grup studentësh nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit më kërkuan të garoja si përfaqësues i tyre në zgjedhjet për Bordin e Administrimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës e mirëprita sfidën. E mirëprita sepse isha propozimi i tyre dhe i askujt tjetër. Kam hyrë në garë momentet e fundit kur shumë studentë patën vendosur të bojkotonin procesin e votimit pasi nuk ndiheshin të përfaqësuar nga lista paraprake e paraqitur nga Universiteti.

Megjithatë rezultati përfundimtar më nxorri fitues me mbi 70 përqind të votave në të pestë fakultetet përbërëse të këtij Universiteti. Unë ju falenderoj të gjithëve për besimin e mbështetjen ! Ju siguroj që do të jem zëri juaj dhe nuk do të tërhiqem nga mbrojtja e interesave të gjithësecilit prej jush !

E di që jam në pakicë ballë të emëruarve nga Ministria e Arsimit megjithatë kjo nuk do tē më pengojë të kundërshtoj çdo tentativë për abuzim, çdo shkelje e gjithçka tjetër që shkon kundër interesit të studentëve. Nuk do të ketë asnjë shans ! Asnjë ! E në çdo tentativë do të reagoj ashtu siç nuk ka ndodhur më parë ! Do të doja që të gjithë antarët të ishin propozim i studentëve , megjithatë kjo nuk më ndalon të jem përfaqësuesi i tyre edhe i vetëm !!!

Menjëherë pas përfundimit të sezonit të provimeve do të bëj një takim të hapur me të gjithë studentët e UBT për të ndarë me ta çdo shqetësim që kanë. Një takim që nuk do të jetë i izoluar , por do të zhvillohet sa më shpesh të jetë e mundur !

Përsëris unë jam përfaqësues i propozuar dhe zgjedhur i studentëve e kështu do të jetë për sa kohë të jem pjesë e bordit. Studentët të parët ! Koha për ndryshim sepse Shqipërinë mund ta çojë përpara vetëm një arsim cilësor jo vetëm me fjalë, por me vepra, ndershmëri e përkushtim !

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kastriot Berishaj: Sindromi vetëvrasës i shqiptarëve po tkurr terësinë territoriale të trojeve shqiptare! Ilir Meta dhe Anastas Janullatos janë zagarë të Greqisë shoviniste

“Ilir Meta, qeni i dekoruar nga Greqia dhe bythëlepirësi i antishqiptarit tjetër, Anastas Janullatos puthen …

Leave a Reply