Kryefaqja / LAJME / Ish Kryetarja e Preshevës: Kurti na zhgënjeu, Thaçi më afër Luginës

Ish Kryetarja e Preshevës: Kurti na zhgënjeu, Thaçi më afër Luginës

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës ka thënë se tani është momenti historik që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe ka treguar qëndrimet e preshvarëve për liderët shqiptarë.

Sinani në një intervistë për Personale ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë pritur mirë idenë për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e mundshëm të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Është momenti historik që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës pasi nëse nuk ndodh tash këto troje do të zbrazen nga shqiptarët”.

Ajo ka thënë se respekton shumë iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës Kosovës.

“Unë ju besoj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe besoj shumë se bashkimi me Kosovën mund të arrihet”.

Sinani gjatë intervistës ka komentuar figurat politike shqiptare. Ajo ka folur fjalë të mëdha për presidentin Hashim Thaçi duke thënë se ai ka ndjeshmëri shumë të madhe njerëzore për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ajo ka thënë se ka respekt shumë të madh dhe sipas saj shteti shqiptar nuk ka pasur një patriot si ai.

“Është jashtëzakonisht për t’u vlerësuar. Mund të them se ka kohë që institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë pasur një patriot të tillë”.
Sinani ka thënë se shqiptarët në Preshevës janë të zhgënjyer me Albin Kurtin pasi që kanë pritur që ai të jetë shumë më i zëshëm për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës.

“Zotit Kurti nuk duhet t’i vijë keq për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin. Lugina e Preshevës është një aset shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

Ajo ka thekësuar se Kosova dhe Shqipëria kanë kontribuar për Preshevën aq sa kanë pasur mundësi.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kastriot Berishaj: Sindromi vetëvrasës i shqiptarëve po tkurr terësinë territoriale të trojeve shqiptare! Ilir Meta dhe Anastas Janullatos janë zagarë të Greqisë shoviniste

“Ilir Meta, qeni i dekoruar nga Greqia dhe bythëlepirësi i antishqiptarit tjetër, Anastas Janullatos puthen …

Leave a Reply