Kryefaqja / LAJME / Vetëm me Shqiptarizëm mund të jetësojmë Shqipërinë e Bashkuar

Vetëm me Shqiptarizëm mund të jetësojmë Shqipërinë e Bashkuar

Nga Kastriot Berishaj

Plaga më e madhe e mijëra vite pushtim të egër anadollak është se fara e zezë aziatike e ka infektuar trurin e disave që flasin shqip, prandaj shpesh herë gjatë historisë veprimtarët më të mëdhenjë të çështjes kombëtare janë lënë vetëm, vrarë nga fara e zezë tradhtare dhe vlerën e tyre e kemi kuptuar vetëm pas 100 vitesh. Ky mjerim kombëtar është ende aktual.

Koha po punon për NE, por ne jemi duke vepruar kundër vetvetës. Tek ne egziston nocioni i BESËS, sepse mbetjet e armiqve dhe tradhtarët kanë keqpërdorur mikëpritjen dhe besën shqiptare. Besëlidhja e Kastriotit është e shenjtë, ndërsa ata që dyshojnë në prejardhjen e tyre dhe janë vegla të pushtuesve ardhacakë nga Azia nuk kanë besë. E drejta e shqiptarëve për Shqipëri të Bashkuar qendron më lartë se sa paditurua e tyre për të jetësuar aspiratën kushtetuese për identitet dhe bashkim kombëtar.

Pengesa kryesore për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar janë; injorantët e paarsimuar dhe të pafytyrët që janë nën urdhërat e faqezinjëve të politikës, por janë maskuar nën çadren e patriotizmit të rrëjshëm dhe infiltruar në lëvizje të ndryshme kombëtare me qëllimin kryesor të pengimit, devijimit dhe njollosjen e tyre.

Dyftyrësia dhe mburrja pa vepra është e turpshme, ndërkohë që shqip kur shkruajnë dhjetë (10) fjalë, nëntë (9) prej tyre i shkruajnë me gabime drejtshkrimore; analfabetizmi i tyre është tejet i theksuar dhe i shprehur hapur kudo që shkojnë. Vdekja është më e ëmbël se sa të jetuarit mes injorantve që refuzojnë diturinë duke dëmtuar ardhmërinë e brezit të rinjë.

Fatkeqësisht, sot Shqipëria, vendi i shqiponjave ka djem e mashkuj plot, por ka mbetur pa BURRA. Pseudopatriotizmi pa vepra është si mashkulli i paburrë. Shqipëria e Bashkuar nuk jetësohet pa dituri dhe pa vepra.

Sot, shqiptarët kanë një zgjidhje të drejtë në shërbim të vetvetes dhe njëkohësisht shumë të mrapshta kundër vetvetes dhe kundër filozofisë për Shqipëri së Bashkuar.

Fatkeqësisht, NE shqiptarët gjithmonë ëndërrojmë që ajo që po durojmë është e fundit, ndërkohë që keqorientimi ynë kombëtar e vazhdon këtë vetëshkatrrim.

Sot, kemi shumë meshkuj që nuk u shkrep pushka; as poshtë e as naltë, por u flet goja si lehjet e qenit endacak e merrem me thashetheme e shpifje të ulta.
Mjerë, kombi se ne çfarë meshkuj të paburra ka mbetur.

Mirë jemi se sa të paditurë dhe të nënshtruar janë bërë disa faqezinjë; janë bërë më serb se sa serbët (kupto: serv, që do të thotë shërbëtor), prandaj edhe dora e zgjatur e armiqve është bërë pronar në trojet tona, kurse shqiptarët janë shëndrruar në shërbëtor dhe qiraxhinjë.

Sot, shqiptarët duhet të vendosin se a duan të jenë besimtar dhe besnik të gjuhës, kulturës dhe kryeplakut të Shqiptarizmit, apo duan të keqrreshtohen mbrapsht me agjentët e shërbimeve sekrete serbo-greko-turke. Fatkeqësisht, sot shumica është bërë pjesë e antivlerave dhe Partisë së Karavidhjes; grup njerëzish pa karakter e dredharakë, që nuk merren vesh, grinden e kacafyten vazhdimisht dhe i hanë kokën njëri-tjetrit. Për ata që nuk e kuptojnë se çfarë fo të thotë njeri karavidhes, ja shpjegimi nga fjalori i gjuhës hyjnore shqipe: KARAVIDHES, njeri shumë i lëvizshëm, që nuk zë vend; njeri i paqëndrueshëm e dredharak, që vetë nuk rri i qetë e nuk lë të qetë as të tjerët.

Bukëshkelësit nuk i don as Zoti. Nëse nuk keni mundësi të bëni me shumë, së paku mos u bëni pengesë, përndryshe rreshtoheni në anën e armiqve.

Është e drejtë e faqezinjëve të sillen si të duan, të vazhdojnë si (H)anKaraista nga Ankaraja, apo sikurse Kar-patista të Karapatëve ruse, por është e drejtë e jona hyjnore që të tillë t’i demaskojmë dhe t’i luftojmë me të gjitha mjetet dhe metodat.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply