Kryefaqja / LAJME / Punësimet në Telekom: Dy djemtë e Fatmir Sejdiut me dy nuset e tyre, vëllezërit e Latës, Remit…

Punësimet në Telekom: Dy djemtë e Fatmir Sejdiut me dy nuset e tyre, vëllezërit e Latës, Remit…

Telekomi i Kosovës që nga paslufta e deri më tash është parë si mundësi e mirë punësimi nga të gjithë akterët dhe partitë politike në Kosovë.

Rrogat e majme, pak punë, punë e lehtë… janë vetëm disa nga të mirat që ka ofruar Telekomi në mënyrë që numri i të punësuarve aktualisht të arrijë në 2300 aktualisht.

Së fundi është bërë temë e debatit se kush janë të afërmit e politikanëve që janë punësuar në këtë Ndërmarrje Shoqërore e menaxhuar nga shtetit dhe kush ishin të tjerët që në kohë të ndryshme u punësuan në këtë ndërmarrje.

Të dhënat e fundit që i ka siguruar ekskluzivisht Ballkani.info nga punësimet e të afërmve të politikanëve në Telekom, ish presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu del të jetë koxha me ndikim në këtë institucion.

Katër anëtarë të Fatmir Sejdiut janë të punësuar në Telekom dhe ata së bashku paga mujore marrin plot 5500 euro.

Në Telekomin e Kosovës punojnë dy djemtë e Fatmir Sejdiut me dy bashkëshortet e tyre.

Bardhyl Sejdiu, drejtor i Logjistikës (2000 euro pagë mujore)
Shqipo Sejdiu, menaxher Ligjor (1200 euro pagë mujore)
Rudina Kamberi, menaxhere e Sigurimit (1300 euro pagë mujore – bashkëshortja e Bardhylit)
Yllka Tahiri-Sejdiu, zyrtare Financiare (1000 euro pagë mujore – bashkëshortja e Shqipos)

Pozita dhe paga të mira në Telekom kanë edhe dy vëllezërit e ish deputetit të PDK-së, Latif Gashi, i njohur si Komandant Lata, raporton Ballkani.info.

Nazmi Gashi i merr nga Telekomi 2500 euro në muaj dhe e ka pozitën e Këshilltarit të Përgjithshëm të Kryeshefit Ekzekutiv. Kurse, vëllai tjetër i Latës, Besimi, është koordinator i Kredit Kontrollit dhe në muaj paguhet 1300 euro.

Edhe një ish deputet i PDK-së e ka të punësuar vëllain në Telekom. Bëhet fjalë për Rrustem Mustafën i njohur si Komandant Remi. Vëllai i tij, Hyseni është Koordinator i Financave dhe për punën që bën paguhet 1500 euro në muaj.

Në Telekom punon edhe bashkëshorti i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, Nazmi Zeqiri. Ai është Drejtor i Qendrës së Trajnimeve dhe paga e tij është 2000 euro në muaj.

Drin Sylaj është zyrtar i Marketingut dhe merr pagë mujore nga Telekomi 700 euro. Ai është djali i ish anëtarit të Bordit të Telekomit, Gani Sylës nga PDK-ja.

Bahtije Ahmeti, zyrtare në departamentin e Financave, është gruaja e ish anëtarit të Bordit, Nuhi Ahmeti. Ajo paguhet 900 euro në muaj.

Të kujtojmë se ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se Telekomi i Kosovës po operon me 14 milionë euro humbje. Sipas tij, Telekomi për të dalë nga kriza duhet të privatizohet sa më shpejt.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hutohen serbët, e duartrokasin Makronin kur thotë se Kosova është e pavarur!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron qëndroi për një vizitë zyrtare dje në Serbi. I pari …

Leave a Reply