Kryefaqja / LAJME / Rudina Hajdari flet në Kuvend nën emocione të forta: Do bëj hapa të sigurtë, ja pse nuk e dogja mandatin

Rudina Hajdari flet në Kuvend nën emocione të forta: Do bëj hapa të sigurtë, ja pse nuk e dogja mandatin

Nën emocione të forta që shpesh i krijonin vështirësi në të folur, Rudina Hajdari, mbajti fjalimin e parë në Kuvend, pas vendimit të saj kundër grupit të PD-së, për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit.

Rudina Hajdari u shfaq në foltoren e kuvendit si një zë kritik ndaj sistemit politik që ka qverisur vendin përgjatë 28 viteve. Ajo tha se ky model politik ka sjellë gjendjen e mjeruar ku ndodhet vendi sot dhe nëse nuk bëhet gjë për ndryshimin e tij edhe brezat e tjerë do të rriten me të njëjtën frymë. Hajdari deklaroi se arsyeja pse ka vendosur të hyjë në politikë dhe të mos djegë mandatin është sepse do të sjellë një frymë të re, të ndryshme nga ajo që na ka qeverisur përgjatë këtyre viteve

“Dalje e protestuesve në veri dhe në jug shkaktoi një metamorfozë. Ky model politik është armik i interesave të qytetarëve. Kjo politikë e mbrapshtë e ushqyer nga urrejtja që ka sjellë në këtë situatë të pazakontë. Qëndrimet radikale dhe marrëveshjet e fshehta na kanë sjellë drejt thirrjes E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ne jemi rritur me këtë thirrje por nëse nuk heqim dorë nga ky model politik edhe fëmijët tanë do të rriten me këtë thirrje.

Dorëzimi i mandateve në bllok nuk është gjë tjetër përveçse një përshkallëzim ekstrem i politikave të këtyre 28 viteve i cili vetëm ndalon procesin e integrimit

Shqipëria nu duhet të shihet si një model destabilizimi në Ballkan. Kjo qeveri vazhdon të mos pranojë me arrogancë gjendjen e mjeruar të shqiptarëve. Kjo qeveri nuk do t’ia dijë më as për mbështetësit e saj Këtë e tregon qartë edhe raporti i fudit i DASH.

Ashtu si çdo deputet jam përgjegjësi përpara zgjedhësve të mi. Unë do bëj hapa të sigurtë larg politikës së vjetër. Arsyeja pse unë kam hyrë në politikë dhe pse vendosë të mos djeg mandatin është se dua të sjellë një frymë të re politike në vend”, u shpreh Hajdari.

Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, doli në kundërshti me vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSi-së Monika Kryemadhi e aleatëve të djathtë, që i kushtoi përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimin për të mos hequr dorë pëballë qytetarëve që e kanë zgjedhur, Hajdari tha se e mori pas konsultimeve edhe me ndërkombëtarët.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hutohen serbët, e duartrokasin Makronin kur thotë se Kosova është e pavarur!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron qëndroi për një vizitë zyrtare dje në Serbi. I pari …

Leave a Reply