Kryefaqja / LAJME / Mustafa ‘godet’ Vjosa Osmanin, Anton Qunin e Arben Gashin për Demarkacionin

Mustafa ‘godet’ Vjosa Osmanin, Anton Qunin e Arben Gashin për Demarkacionin

Isa Mustafa siç duket ka akumuluar mllefin për të shpërthyer në njëvjetorin e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Ai e ka goditur të gjithë ata që po ia bllokonin Demarkacionin sa ishte kryeministër, përfshirë edhe deputetët e tanishëm të LDK-së, Vjosa Osmanin, Anton Qunin, Arben Gashin.

Kur shprehu të gjithë mllefin për opozitën e atëhershme të orkestruar nga Ramush Haradinaj e Albin Kurti, Mustafa shkroi se ndjen përgjegjësi që me të njëjtat akuza t’i vesh deputetet e partisë së tij.

Disa prej deputetëve të tanishëm të LDK-së, duke u nisur nga Vjosa Osmani, Anton Quni e Arben Gashi, gjatë qeverisë Mustafa kishin kundërshtuar votimin e demarkacionit.

Dukej që Mustafa ishte pajtuar me deputeten Osmani, të cilën mezi e futi në listë të deputetëve pasi ia kishte bërë opozitën gjatë qeverisjes së tij.

Megjithatë, pak para zgjedhjeve të LDK-së, kur Vjosa Osmani pritet të jetë një kandidatet për kryetare të partisë, Mustafa ia ka treguar vendin përmes një statusi në rikujtim të demarkacionit.

“Valla, e ndjej të nevojshme por edhe përgjegjësi para opinionit dhe anëtarësisë së LDK-së, të pyes edhe disa deputetë të LDK-së, partisë që unë e drejtoj, pse me aq popullizëm e kundërshtuan demarkimin kur LDK ishte në krye të Qeverisë, e me aq dashuri e votuat, kur LDK u rrëzua nga Qeveria” , ka shkruar kreu i LDK-së.

Presidenti Hashim Thaçi një vjet më parë nënshkroi një “aneks-marrëveshje” me presidentin malazez se kufiri do të rishikohej, atëherë të gjithë deputetët e LDK-së dhanë votën pro demarkacionit.

Mustafa tani i pyet të gjithë këta që ndërruan fjalët për demarkacion se pse nuk po flasin tani dhe pse nuk po kërkojnë që kufiri te vendosët në Çakorr e në Zhlep, ashtu ku pretendonin se është të gjithë skeptikët e marrëveshjes.

“Pse nuk po iu dëgjohet zëri sot? Pse sot s’po kërkoni që kufiri të kthehet në Çakorr e në Zhleb? Çfarë ndodhi me ju? Kush ju qiti fall?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Përveç kësaj, ai thotë se të gjithë kundërshtarët e marrëveshjes fillestare e kanë pasur vetëm për vota e për pushtet.

“Pranone, gjithë ju, se e keni pasur vetëm për vota dhe pushtet. Pranone edhe fajin që i morët në qafë qytetarët dhe i privuat nga liberalizimi i vizave për shkak të egos tuaj”.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Babai i gruas së kthyer nga ISIS: Vajzën e kam në depresion, dihet çka është bërë atje

Pas më shumë se tre viteve qëndrim në zonat e zonat e luftës së Shtetit …

Leave a Reply