Këshilli i Përgjithshëm Kombëtar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar më 25 mars të vitit 2019 ka zgjedhur z. Bledi Çami sekretar për informim në LSHB.
z. Bledi Çami është njëri ndër veprimtarët e parë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, i cili në vazhdimësi është i zëshëm kundër faqezinjëve të partive politike dhe shoqatave pseudoatdhetare që keqpërdorin emrin e Çamërisë për interesa personale.
25 mars 2019
Kastriot Berishaj,
Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të LSHB-së