Kryefaqja / LAJME / Jovanoviq: Në Serbi është ende gjallë politika që njëherë e pati dërguar në ferr

Jovanoviq: Në Serbi është ende gjallë politika që njëherë e pati dërguar në ferr

Lideri Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar se ceremonia e djeshme e shënimit të 20-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s ka treguar se në Serbi është e gjallë politika e cila këtë vend tashmë një herë e ka “dërguar në ferr”.

Jovanoviq në një deklaratë me shkrim dërguar medieve, përcjell FoNet, ka thënë se në ceremoninë e djeshme ka dominuar mitomania kosovare.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili e udhëheq këtë shtet, edhe më tutje me një këmbë e do Evropën e me këmbën tjetër qëndron edhe më tej në vendin për të cilin tashmë e kemi paguar çmimin e tmerrshëm të pësimit”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka shtuar se “nuk ka nevojë që patriarku nga Nishi të flasë se çfarë duhet të mbrojmë e as Milorad Dodiku të thërrasë për luftëra të reja me mesazhet e veta të papërgjegjshme”.

Jovanoviq ka konstatuar se dy decenie pas bombardimeve nuk e kuptojmë se si u gjendemi në situatën me konflikt me tërë botën.

“Ndaj politikës që e kemi zhvilluar në vitet e nëntëdhjeta, e cila na nxori nga të gjitha radhët, pastaj ndaj asaj në vitin 1999, bota është përgjigjur me bombardime të pamëshirshme duke e shkelur edhe vetë të drejtën dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, ashtu siç kemi bërë ne në Srebrenicë e cila ka qenë zonë e mbrojtur e Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar në fund Jovanoviq.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Babai i gruas së kthyer nga ISIS: Vajzën e kam në depresion, dihet çka është bërë atje

Pas më shumë se tre viteve qëndrim në zonat e zonat e luftës së Shtetit …

Leave a Reply