Avionët izrealitë bombardun sot ndërtesen sekrete të Hamasit, në Rripin e Gazasë, raporton AP.
Sipas agjencisë AP, ushtria izraelite njoftoi me një deklaratë duke thënë se ndërtesa e shkatërruar ishte selia sekrete e Hamasit, e cila ishte përdorur nga shërbimi i inteligjencës.
AP vuri në dukje se para sulmit vendimtar, aviacioni izraelit hodhi dy predha të vogla si një paralajmërim.
Më parë, ushtria izraelite filloi të bombardonte pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës në përgjigje të një sulmi me raketa në qytetin izraelit të Kfar Sava, kur disa njerëz u plagosën.