Kryefaqja / HISTORI / Fahri Xharra: Shqiptarët ortodoksë të Prizrenit

Fahri Xharra: Shqiptarët ortodoksë të Prizrenit

Shqiptarët ortodoks të Prizrenit

Nga Fahri Xharra

“Mos   i rrëmoni varret tona,na leni të qetë,mos i  tundoni reliktet tona, o ju të padenjë,që mohoni vetën dhe prejardhjen prej nesh,për t’u shporrë sa më parë nga kombësia që e keni për krenari trashëgim nga të parët…” po të dëgjohej me kujdes,mbase dikujt do t’i bëhej, se dikush, nga andej,jeta në amshim,përmjet varrit, vijë një porosi,një dëshpërim,po pse jo me “meritë” edhe një mallkim,që u bëhet pasardhësve ilirë,që vendet e tyre/shtete/ po lënë “pus e dri” dhe shkojnë për të  mos u rikthyer, ,po ç’është kjo? Këtë pyetje zhurmuese,për shurdhmemecët dhe të çoroditurit,do të kumtonte çdo varr,çdo sarkofag,çdo tempull,çdo shenjë,çdo asht,çdo rrashtë…( nga Dedë Mirdita) “

”Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë shqiptarë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishes Prendimore (Romake katolike) me Kishen Lindore(Ortodokse) ne vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkeputen nga kisha katolike Perëndimore. Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është “holluar” aq shume gjaku i pasardhesve, sa nuk  do te diskutojme mbi cfaredo gjeje të rilidhjes me ta ,dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazerim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët  si  komb , andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe per fat te keq  ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.

Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes,.sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..Pra ,shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar” .( F.Xh. Kush janë shkijet?)

Meqë po dua ta shtjelloj temën e ortodoksëve shqipëtar të Prizrenit  , e që egzistimi i tyre

është i pa mohueshëm; e  që humbjen e tyre e favorizuan  rrethanat historike; e që humbëm shqipëtar të rrënjës  , e që u zvogluam , e që sa humbëm shqipëtar ortodoks dhe tani janë të humbur nëpër serbistane,  e që po aq apo 10 fishin e tyre  pra të shqiptarëve musliman  që iken shkuan apo u dëbuan në turkistane , po thirrëm në shkrime të freskëta

(Mitrush Kuteli Maj 1943, Prizren) të cilat e dëshmojnë këte që dua ta shkruaj.

Në Prizren, midis të vdekurve dhe të gjallëve  e gjenë laramaninë historike të shqiptarëve , të cilët i ngjajnë shtresimeve shkëmbore nga e cila lëxohet evolucioni dhe historia e planetit ashtu mund të lexohet e kaluara  e jonë.

”Ah, është fort e rëndë të vizitosh gjithë varret e një qyteti kaq të madh e kaq të vjetër, se janë të shumtë e të përhapur. Dhe shumë gjurma janë zhdukur. Po ne bëjmë sa mundim.- shkruan Mitrush Kuteli , dhe vazhdon : Përpara kësaj Xhamie ( Bajrakli Xhamia fxh)me minare çuditërisht të hollë, si fije kallmër, është një oborr dhe në oborr disa varre të vjetra zonjash e zotërinjsh, nga të fuqishmit e një kohe. Tani, kur asnjë dorë nuk zgjatet t’i përkujdesë, as varret as qoshkun aty pranë, pllakat e mermerta kanë rënë poshtë, ku i shkel këmba dhe i bluan koha. Megjithëkëtë më pëlqen t’i vështroj e t’i prek me gishtrinj. Sepse më duket se kur i prek me gishtrinj këto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit të artistit që i punoi.

Ja, të gjithë të vdekurit të këtushëm që flenë nën shenjën e komplikuar të svastikes ariane në trajtë dielli, që i patën sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur edhe neve, nesër – dhe mbetën të shkretë.” Që aty te lumi duket, mbi një kodër, Kisha e Shën Spasit…. Kjo  e ka historinë e saj. Sërbët e kanë djegur disa herë në kohën e Turkut .

”Varret e ortodoksëve, nënë sallkëmet e lulëzuar. Janë varre te kujdesur mirë këta të borgjezisë sërbe, zotëronjëse në vitet e fundit. Gurë me shkronja të arta, lule, fotografi.

Reshpërojnë gra shumë, veshur nër të zeza. Pata besuar, në fillim, se do ish ndonjë varrim, po jo. Sot qënka e Shtuna e të vdekurve, 22 maj 1943. Vaje e lotë shumë. …Aty, pranë njëj varri të freskët është shembur një grua e re dhe qan e lodhur, e dërmuar. Përtej, disa të tjera, me zhurmë. Disa gra rrahin të ngrehin që poshtë, me këshillime, një plakë që vajton edhe përsërit litaninë “dushe moje, dushe, dushe, dushe”, “shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”. Një tjetër i drejtohet të birit, që tretet brenda, me një fjalë sërbisht – një shqip: “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar. Është pa fjalë, ndonjë shqiptare  tani e “sërbizuar”, po e cila birit të vdekur i thotë në gjuhën e vjetër gjith’ “bir-o”.

Edhe në kohën e vizitës së Mitrush Kutelit në qytetin e Prizrenit ishin edhe  të gjallë e edhe  të vdekur shqiptarët ortodoks të kësaj ane.“dushe moje, dushe, dushe, dushe”,  sa do që mundohej të fliste serbisht e ngrata, nga dhëmbja e madhe e vdekjës  i lëshontë thirrjet e saj melankolike , rrënqethëse dhe në gjuhën e të parëve ““shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”.

Pra në varrezet ortodokse të Prizrenit ndiheshin ofshamat ,klithmat vajtuese dhe dënesjet  edhe shqip : “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar..

Me që nuk  kemi shënime shqiptare për  Dhimitër Çemeri-in , atëherë po thirrem në shënime serbe për Dimitrije Çemeri -kiçin  (Dимитрије Чемерикић) , i cili e paska “mbledhur “ pasurinë e gjuhës serbe të “serbëve “ të Prizrenit.

Serbët   e thërrasin Prizrenin Sërbski Carigrad ( Stambolli serb). Të vazhdojmë me  Çemeri-n , një shqiptar ortodoks i cili e fliste shqipen dhe turqishten.

”Sipa serbëve ” e folmëja serbo-prizrenase i takon pjesës së dialektit serb të Prizrenit-Timokut. Karakteristiket  e kesaj të folmeje janë ndikimet turke dhe shqiptare dhe gjuhëve tjera jo sllave, dhe nganjëherë fitohet përshtyepja që kjo është një gjuhë e huaj e folur serbisht. Gjuhën që  e ka shkruar Çemeri-kiqi , gati që më nuk egziston.Fjalët e shënuara të Çemeri-t  janë një enciklopedi në vete e Prizrenit (Б. Лијескић

објављено: 28.10.2013.)

” Po ne do vijmë tjetër herë t’i shkelim. Arrijmë në ura e fundit – urë e drunjtë. Duhet ta kalojmë. Ja aty, më të djathtë, një fushë e madhe me varre: Varret e musulmanëve. Rrasa të rrepta prej guri të hirtë. Shumica pa kryeshkrime. Disa që kanë, janë arabisht. Bari është i gjelbër, i freskët, po ne mundim të kalojmë përmes se dielli e piu vesën e mëngjesit. Aty nën një hije fle një njeri: i qetë, me duar nën kryë, pranë një guri. Si nesër do flerë gjith’ aty, po nën dhe, përgjithmonë.

Ah, këtu në varret e katolikëve të Prizrenit ka mbishkrime shqipe! Shqipe – në kohën e Turqisë dhe të Sërbisë! Është ky një afirmacion shqiptar i shkruar vendimtarisht dhe guximtarisht mbi gur, të cilin duhet ta nënvizojmë, me ngjyra të dukëshme, si një nga shprehjet e ndërgjegjes kombëtare. Emra të njohur: Shirokanj, Mjedanj e të tjerë.

Ja një varr mjaft i moçëm, me një kryq të rëndë. Dhe mbi kryq një mbishkrim: “Këtu pushojnë Balta e Mana Tarabolluzi të mbytun prej Lumjanve më 2 Tetuer 1880″. Kanë aty edhe fotografitë e tyre. Balta me kostumin si gjiritli, me pantallona të zeza të gjera; Mana në dimit e vendit. ( e përfundon shkrimin e tij )”

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Mos e përbuz gjuhën e nanës: 6 thëniet në pasaportën e Mbretit Zogut

Pasporta shqiptare në kohën e Mbretit Zog ka qenë shumë e veçantë. Brenda saj shkruheshin …

Leave a Reply