Kryefaqja / LAJME / Kandiq: Vrasja e 14 civilëve në Podujevë nga MUP-i serb, a është agresion i NATO-s

Kandiq: Vrasja e 14 civilëve në Podujevë nga MUP-i serb, a është agresion i NATO-s

Themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare, Natasha Kandiq, ka reaguar ndaj zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, por edhe të një zëvendësministreje të Kosovës, të cilët fushatën bombarduese humanitare të NATO-s ndaj caqeve serbe vazhdojnë ta quajnë ‘agresion’.

Kandiq, përmes një postimi në Twitter, ka kujtuar 14 të vrarët e familjeve Bogujevci e Duriqi në Podujevë nga pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, ndërsa ka pyetur ‘A është ky agresion i NATO-s’.

“Në ditën e sotme, 20 vjet më parë, pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, njësia ‘Shkorpionët’, vranë në Podujevë 14 civilë shqiptarë, gra e fëmijë nga familjet Bogujevci e Duriqi. Fëmijëve ua kishin nxjerrë sferat e qelqta nga xhepat, i kishin rreshtuar për muri dhe kishin zbrazur rafalët. A është ky ‘agresion i NATO-s’”, pyet Kandiq, raporton Koha.net.

Në prag të përvjetorit të 20 të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe, tashmë ish-zëvendësministrja e Drejtësisë së Kosovës nga Lista Serbe, Vesna Mikiq, atë aksion e kishte quajtur “agresion”.

Për këtë deklaratë, një ditë më pas e njëjta u shkarkuar nga ky post me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se deklarata të tilla, zyrtarët shtetërorë të Serbisë bëjnë vazhdimisht.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...