Kryefaqja / LAJME / Vuçiq: Prishtina ta heq taksën dhe pastaj të kërkojë falje

Vuçiq: Prishtina ta heq taksën dhe pastaj të kërkojë falje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se nuk do të rikthehen në dialog pa e hequr Kosova vendimin për taksë ndaj produkteve serbe.

Ai thotë se serbët nuk janë budallenj dhe nuk do lejojnë të poshtërohen, shkruan Tv Pink.

Sipas tij përveç që Kosova duhet të heq taksën, duhet edhe të kërkojë falje pastaj për dëmin e shkaktuar ndaj Serbisë.

“Nuk ka vazhdim të dialogu pa e hequr taksën. Ne nuk jemi budallenj dhe nuk do të lejojmë të poshtërohemi dhe mashtrohemi. Së pari kërkim falja, pastaj e shohim se sa keni borxh për këtë provokim”, ka thënë Vuçiq mëngjesin e së shtunës, raporton Gazeta Express.

Ndër të tjera Vuçiq ka folur edhe për opozitën serbe e cila nuk ka pranuar që të marrë pjesë në zgjedhjet 19 majit në katër komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.

Sipas tij me këtë veprim ata e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Këto deklarime të Vuçiq vijnë pak ditë pasi kancelarja gjermane, Anglea Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kanë dërguar ftesë në adresë të tij, kryeministres Brnabic, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për një takim në Berlin me 29 prill, në të cilin pritet të diskutohen dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vendimi për taksën dhe ideja për korrigjim të kufijve.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Babai i gruas së kthyer nga ISIS: Vajzën e kam në depresion, dihet çka është bërë atje

Pas më shumë se tre viteve qëndrim në zonat e zonat e luftës së Shtetit …

Leave a Reply