Kryefaqja / LAJME / Protesta/ Vazhdojnë arrestimet, shkon në 60 numri i të ndaluarve

Protesta/ Vazhdojnë arrestimet, shkon në 60 numri i të ndaluarve

Janë shtuar protestuesit e opozitës që kanë parë dyert e policisë pas protestës së djeshme.  “BalkanWeb” raporton  se numri i të shoqëruarve ka shkuar në 60 persona, paraditen e sotme, ndërsa nuk dihet ende sa prej tyre janë arrestuar.

Protesta e djeshme e opozitës, e nënta që nga shkurti pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa pati edhe të plagosur nga të dyja palët. Po kështu u dhunuan edhe gazetarë. Policia nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar për numrin e personave të proceduar.

Po gjatë protestës së djeshme te Parlamenti iu vu zjarri edhe një makine të parkuar, si dhe u thyen xhamat e një biznesi aty pranë.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Grenell s’pranon negociata, me çdo kusht do njohjen e Kosovës nga Serbia”

Richard Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun, nuk pranon …

Leave a Reply