Kryefaqja / LAJME / Kastriot Berishaj: Flamuri dardan të zyrtarizohet si flamur shtetëror ndërsa emri i shtetit të bëhet Dardania

Kastriot Berishaj: Flamuri dardan të zyrtarizohet si flamur shtetëror ndërsa emri i shtetit të bëhet Dardania

Bartësi i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”, z. Kastriot Berishaj, njëherit kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar është zotuar për ndryshimin e flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës me atë Dardan dhe njëherit ka kërkuar ndryshimin ligjor të emrit të shtetit nga Kosova në Dardani.

Ja postimi i plotë:

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Republikës së Kosovës do të garoj si BARTËS I LISTËS; Iniciativa Qytetare “KASTRIOTËT E DARDANISË” për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke pasur parasysh se arkitekti i Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtina ka pranuar të jetë zëri i popullit dhe flamurtar i kryengritjeve popullore që mundësuan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë Etnike me kufijtë natyror atëherë vlerësoj se jetësimi i aspiratave kombëtare kërkon kyqjen e drejtëpërdrejtë në institucionet e shtetit tonë UNE KASTRIOT BERISHAJ, i rikthyer në Atdhe pas 20 vite në mërgim me identitet të pastër arbëror, marrë përgjegjësinë që ta vazhdoj rrugën të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, si fazë e përkohshme drejt qëllimit përfundimtar; bashkimit fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar – Shqipëri të Bashkuar.

Si deputet i ardhshëm i popullit, betohem që të përfaqësoj zërin e popullit; aspiratat kombëtare të tij dhe njerit të jem shëmbull për të tjerët se si duhet të punojmë për shtet dhe komb. Poashtu, me vepra konkrete dhe jo me fjalë të thurrura mirë do të angazhohem për fuqizimin ekonomik të shtetit tonë dhe përmisimin e jetës së qytetarëve, me qëllim parësor ndalimin e gjenocidit të heshtur aktual; largimin e shqiptarëve nga Atdheu, përshkak të keqqeverisjes, korrupcionit antishtetëror dhe çorientimit kombëtar të grupeve të interesit; klasës politike kriminale.

Nëse zgjedhem deputet atëherë që nga dita e pare e punës do të angzhohem për ndryshimin e flamurit aktual të shtetit tonë me atë Dardan, ndryshimin e emrit të shtetit nga Kosova në Dardani dhe hymnit të shtetit me atë Dardan, të gjitha këto si fazë e përkohshme drejt aktit përfundimtar të bashkimit të trojeve shqiptare.

Gjithashtu, për të dëshmuar me vepra se puna për komb dhe shtet kërkon një nivel ndryshe nga ai aktual, atëherë Nëse zgjidhem Deputet atëherë pagën mujore do ta dhuroj për familjet e invalidëve të luftës, femrat e përdhunuara nga shovinistët serbo-sllav dhe familjet skamnore!

Zoti e bekoftë Dardaninë e Shqipërisë së Bashkuar dhe miqtë tanë perëndimor ShBA, Kanada dhe BE!
Na ndihmoft fuqia hyjnore e Gjergj Kastriotit, na udhëzoft rruga e drejtë kombëtare e arkitektit të Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtinës (Berishës), filozofia politike e Presidentit të Pavarësisë, Ibrahim Rugovës dhe vendosshmëria e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Kastriot Berishaj

Kryetar i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shkëputja e kontratës e Telekomit me Devollët – flet Kryeministri Haradinaj

Një ditë pas lajmit se Telekomi do të shkëpusë marrëveshjen me Z-Mobile, këtë vendim e …

Leave a Reply