Pas dorëheqjes së kryetarit të deri tanishëm të LSHB-së, z. Kastriot Berishaj i cili ka paralajmëruar kyqjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Republikës së Kosovës, si pjesë e Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”.
Menjëherë, Kryesia e Këshillit Kombëtar të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar pranoi dorëheqjen e z. Kastriot Berishaj dhe vendosi që të zgjedh kryetar të ri të saj z. Frashër Racaj.
Frashër Racaj është një veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, dhe ka dhënë kontribut të pamohueshëm në shumë sfera; ku mes tjerash veçohet angazhimi i tij konkret si njeri i dytë i themelimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.