Hapësira e territorit shqiptar sot ka domosdoshmërinë e një organizimi gjithëkombëtar të projektuar më program dhe vizion të qartë për organizimin e jetës shoqëroro-politike në shtrirjen e organizimit për synimin përfundimtar të zgjidhjes së çështjes kombëtare. Kombi shqiptar sot ka domosdoshmërinë e ndryshimit rrënjesor në favor të politikës unifikuese gjithëkombëtare në sferën ekonomiko-kulturore dhe strategjike për projektimin e së ardhmes së kompaktësisë në tërë hapësiren shqiptare në ndërtimin e shtetit komëbtar.
Shtrohet pyetje: A është domosdoshmëri organizimi dhe shtrirja e Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar në tërë hapësiren shqiptare për zgjedhjen e çështjes kombëtare?
Koha dhe rrethanat politiko-ekonomike e strategjike i japin vizion dhe qëndrueshmëri kësaj lëvizje për t’i bërë ballë tjetërsimit dhe për ta mbrojtur themelin e qyteterimit të lashtë njerëzor e humanist të kombit tonë, më shtetin komb si e vetmja alternativë për qëndrueshmërinë e paqës dhe stabilitetit në Gadishullin Ilirik.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është domosdoshmëri, prandaj sot po e gëzon shtrirjen në tërë hapësiren shqiptare si Lëvizje demokratike kompakte e përfaqësimit të një kombi me vetëdije të lartë kombëtare për jetësimin e shtetit kombëtar – Shqipërisë së Bashkuar.
Kastriot Berishaj
Frashër Racaj