Kryefaqja / LAJME / Kastriot Berishaj reagon ndaj veprimit shovinist të autoriteteve maqedone ndaj bashkatdhetarit Gjergj Prekoçajt

Kastriot Berishaj reagon ndaj veprimit shovinist të autoriteteve maqedone ndaj bashkatdhetarit Gjergj Prekoçajt

Shqiptari arbëresh dënohet me 1100 euro dënim dhe 5 vjet ndalesë në Iliridë nga pushteti shovinist sllavobullgar i kësaj krijese artificiale, vetëm pse shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit. Lidhur me këtë kryetari i Inicitivës Qytetare, z. Kastriot Berishaj.

Ja reagimi i plotë:

KASTRIOTËT E DARDANISË

Tel: +38343598999 
E-mail: [email protected]
www.kastriotet.com/kd
Prishtinë, Dardani e Shqipërisë 

Kastriotët e Dardanisë reagojnë ashpër ndaj krijeses hibride sllavobullgare të ashtuquajtur “Maqedoni e Veriut”. Edhe një herë ky shtet i paidentitet e dëshmoj qartë shovinizmin e tij antishqiptar. Me identitet, gjuhë dhe territor të plaçkitur nuk mund të orientoheni drejtë Europës, prandaj kërkojmë reagimin e botës perëndimore kundër antieuropianizmit shtetëror të Maqedonisë së Veriut. 

Përfundimisht, Bashkimi Europian dhe shtetet e tjera shoviniste duhet të marrin shembullin e Italisë dhe shqiptarëve t’u garantojnë të drejtat kombëtare të sanksionuara në Konventat Euroian dhe Ndërkombëtare.

Shtetet shoviniste antishqiptare; Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia Serbia dhe Mali i Zi duhet goditur fuqishëm përmes institucioneve relevante europiane. Një Europë e Bashkuar nuk mund të funksionoj duke dhunuar të drejtat e një kombi që është themeli i civilizimit Europian e botëror.

Kastriot Berishaj
Kryetar i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Spartak Ngjela tregon se cilat janë tri pengesat kryesore të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor

Në një intervistë  për “Bota sot”, publicisti Spartak Ngjela, ka deklaruar se ekzistojnë pengesa për …

Leave a Reply

Loading...