Kryefaqja / LAJME / Shkrimtari i madh serb trondit Serbinë: Kosova nuk është Serbi, as nuk do të jetë kurrë

Shkrimtari i madh serb trondit Serbinë: Kosova nuk është Serbi, as nuk do të jetë kurrë

Kosova nuk është Serbi, as nuk do të jetë asnjëherë, ndonëse këtë e dinë të gjithë në Serbi ende është blasfemi të thuhet hapur ka thënë shkrimtari i njohur serb Filip David, shkruan “Danas”.

Disa, që është e tepërt shpresojnë në zgjidhjen ushtarake sikur është e mundur që me armë të kthehet Kosova në përbërje të Serbisë, edhe pse një marrëveshje e mirë me Kosovën do mbronte pakicën serbe dhe objektet kulturore serbe dhe do të sillte stabilitet që do ishte shembull për zgjidhje të çështjeve të hapura ka thënë David.

Sipas tij alternative është lufta deri në shkatërrim deri në serbin dhe shqiptarin e fundit, që duan patriotët e këtushëm duke mos njohur në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës.

Serbia për fat të keq nuk ka politikan të gatshëm që të bëjë hapin historik të marrëveshjes me shqiptarët. Këtë mund të bëjnë vetëm shtetarët e mëdhenj, ndërsa Vuçiq nuk është i këtillë. Mediat nën kontrollin e ti të përditshëm thërrasin në konflikt të armatosur dhe helmojnë popullin me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra ka thënë David.

Ai ka thënë se në Serbi ka ardhur te paradoksi sepse që na kanë futu në konflikte tragjike në vitet 90-ta jo që nuk janë përgjigjur por prapë janë në pushtet ekzekutiv dhe është e qartë se ata nuk mund të nxjerrin vendin nga kriza dhe kaosi në të cilën ndodhet.

Serbia është në raporte të këqija me Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Kroacinë ndërsa në Evropë ka mbështetje të grupeve të djathta popullistike si është Fronti Kombëtar i Merin le Pen, Partia Liridashëse e Strahes, popullistët e Orbanit dhe nuk është e mundur me të tillët në pushtet dhe aleatët e tillë të ndërtohet Serbia ndryshe dhe më e mirë ka thënë ai.

Lidhur me raportin e Serbisë me Republika Srpska David ka thënë se një pjesë e udhëheqjes politike serbe edhe më tutje ëndërron për Serbinë e madhe, por po në të njëjtën mënyrë flitet edhe për Kroacinë e Madhe edhe Shqipërinë e madhe.

Në territorin tonë jo të madh është e pamundur të realizohen këto dëshira të mëdha por edhe kjo që ato janë dhe që përshkruhen në programet partiake dhe kokat e njerëzve tërheq vërejtjen e emocioneve nacionaliste tha David.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hutohen serbët, e duartrokasin Makronin kur thotë se Kosova është e pavarur!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron qëndroi për një vizitë zyrtare dje në Serbi. I pari …

Leave a Reply