Kryefaqja / LAJME / Fatmir Limaj edhe vëllain e ka milioner

Fatmir Limaj edhe vëllain e ka milioner

Vëllai i Fatmir Limajt, Demir Limaj, mbanë dy vende pune, është drejtor i një departamenti në Telekomin e Kosovës, si dhe ligjërues në Universitetin Publik të Prizrenit.

Vetëm vlera e pasurisë së paluajtshme të tij shkon në 1 milion e 339 mijë euro.

Prej pasurisë milionëshe, Demiri posedon një shtëpi dhe një banesë në vlerë prej 400 mijë eurosh. Ndërkaq 4 pronat e tij kanë vlerën e rreth 1 milion eurove (939 mijë euro).

Në deklarimin e pasurisë së vëllait të kryetarit të Nismës bie në sy një tokë e tij 3 hektarëshe në vlerë 500 mijë euro.

Ai gjithashtu posedon një veturë Mercedes në vlerë 25 mijë euro. Ndërkaq në pronësi të bashkëshortes së tij është një Audi A3 në vlerë 10 mijë euro.

Paga vjetore e Demir Limajt si drejtor i departamentit në Telekom shkon në 23 mijë e 40 euro. Nga ligjërimet me honorar në Universitetin e Prishtinës, ai përfiton 720 euro në vit. 

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hutohen serbët, e duartrokasin Makronin kur thotë se Kosova është e pavarur!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron qëndroi për një vizitë zyrtare dje në Serbi. I pari …

Leave a Reply