Kryefaqja / LAJME / 20 vjet pas: Fjalimi për sulmet e NATO-s dhe disa nga gjërat e tjera që bëri Bill Clinton “në shërbim të Kosovës” (Video)

20 vjet pas: Fjalimi për sulmet e NATO-s dhe disa nga gjërat e tjera që bëri Bill Clinton “në shërbim të Kosovës” (Video)

Njëzet vjet pas, Telegrafi sjell kujtimet përmes disa videove të veprimeve të presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, të cilat janë shpërndarë viteve të fundit nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Ndër tjerash kujtojmë kohën kur Kosova po ballafaqohej me një pastrim etnik dhe gjenocid dhe aleatët perëndimor kishin vendosur që kjo të mos vazhdonte më.E SPONSORUAR

Oferta per 14 Qershor – 7 nete – all inclusive 399 Euro

LEXO MË SHUMË

Kështu, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, më 24 mars të vitit 1999, filloi sulmet ndaj caqeve serbe.Lexo po ashtu:Pamje të bëra 20 vjet më parë: Kur oficeri i NATO-s u jep 30 minuta afat forcave serbe, për t’u larguar nga Prizreni (Video)

Dhe njeriu që kishte dhënë “dritën jeshile” për fillimin e fushatës së bombardimeve kishte qenë, kush tjetër pos presidentit amerikan, Bill Clinton.

Në këtë drejtim, presidenti Clinton kishte mbajtur një fjalim historik para popullit amerikan, një përmbledhje të së cilit ua sjellim më poshtë:

Qytetarët e mi amerikanë, sot forca jonë ushtarake iu bashkua aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës.

Kemi vepruar për disa arsye, për të mbrojtur jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kosovë nga ofensivat ushtarake si dhe kemi vepruar për të parandaluar një luftë më të madhe.E SPONSORUAR

Oferta per 14 Qershor – 7 nete – all inclusive 399 Euro

REZERVO TANI

Qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për të ruajtur paqen.

Duhet të veprojmë në Kosovë para se të ndodhë e njëjta gjë sikurse në Bosnje e Kroaci.

Sot ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s jemi pajtuar të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë, atë çfarë duhet të bëjmë për të kthyer paqen.

Misioni ynë është i qartë, të demonstrojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, që udhëheqësit serbë të kuptojnë se nuk do të lejojmë ofensiva të përgjakshme kundër të pafajshmëve në Kosovë.

Shkurt, nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëj paqe, ne do të limitojmë kapacitetet e tij për të bërë luftë.

Tani dua të jem i qartë me ju, ka rreziqe në këtë ndërhyrje ushtarake, për pilotët tanë dhe njerëzit në tokë, mbrojtja ajrore e Serbisë është e fortë, ata mund të vendosin për të intensifikuar sulmet në Kosovë, apo të kërkojnë të na lëndojnë neve apo aleatët tanë. Nëse e bëjnë këtë, ne do të çojmë një përgjigje të fuqishme.

Ndryshe, sulmet e NATO-s zgjatën 78 ditë, deri në momentin e arritjes së asaj që quhet Marrëveshja e Kumanovës.

Kështu ndodhi edhe kapitullimi i Slobodan Millosheviqit dhe forcat serbe filluan ta lëshojnë Kosovën.

Përveç fjalimit të presidentit Clinton, ua sjellim edhe disa video të tjera në të cilat ish-presidenti amerikan shihet në vende të ndryshme, me aktivitete që kanë të bëjnë me Kosovën. /Telegrafi/

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Eksperti amerikan: Pompeo nuk foli sikur Boltoni për finalen Kosovë – Serbi, kjo është gjë e mirë

Ligjëruesi i Universitetit ‘Johns Hopkins’ në Washington, Edward Joseph, ka thënë se qëllimi kryesor i …

Leave a Reply