Kryefaqja / LAJME / Clinton: Pas 20 vitesh mendoj se ju keni arritur ta fitoni paqen

Clinton: Pas 20 vitesh mendoj se ju keni arritur ta fitoni paqen

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka falënderuar për mikpritje autoritetet në Kosovë, në atë që ai e ka quajtur ditë kaq të rëndësishme.

Në këtë drejtim, në fjalimin e tij në ceremoninë zyrtare për shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë, ish-presidenti Clinton ka thënë se sot dëshiron të flasë kryesisht për të ardhmen, por duke mos lënë anash edhe të kaluarën.E SPONSORUAR

Oferta per 14 Qershor – 7 nete – all inclusive 399 Euro

REZERVO TANI

Kështu, ai ka bërë të ditur se në zyrën e tij në New York, mban një fotografi në të cilën gjendet bashkë me ish-sekretaren Madeline Albright, si dhe me gjeneralin Wesley Clark dhe personalitete tjera të asaj kohe.

“Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë, e shikoj atë fotografi për t’ia kujtuar vetes se cili ka qenë qëllimi kryesor për justifikimin e sulmeve”.

Ai ka thënë se i pëlqen Kosova dhe se gjithmonë do të jetë nder në jetën e tij që ka qëndruar me kosovarët kundër spastrimit etnik. Gjithashtu ka thënë se ndërkohë i kujtohen edhe fytyrat e qytetarëve para 20 vitesh në Ferizaj.

“Atë ditë thash atë që duhet ta them prapë, 79 ditë të sulmeve e kanë fituar këtë luftë, por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë paqen. Pas 20 vitesh mendoj se ju keni arritur të fitoni paqen”.Lexo po ashtu:Clinton tregon momentin kur një kamerier shqiptar kishte rënë në gjunjë, për ta falënderuar

Ish-presidenti Clinton ka shtuar se kosovarët, para se të mendojnë se çfarë duhet të bëhet, duhet të jenë falënderues se në udhëtimin këto 20 vitet e fundit, paqja është mbajtur, nuk ka pasur kthim në dhunë etnike, nuk ka pasur shkatërrime dhe kjo është meritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.E SPONSORUAR

Oferta per 14 Qershor – 7 nete – all inclusive 399 Euro

REZERVO TANI

Ish-presidenti amerikan ka vënë në pah se atëbotë nuk ka dashur që shekulli i 20-të të përfundojë si ripërsëritje e asaj që kishte nisur, me gjakderdhje.

“Çdo ditë ne zgjedhim të jetojmë me shpresë për të ardhmen e shkëlqyeshme. Mos harroni kurrë të mendoni për sfidat para nesh, dhe ua them këtë liderëve tuaj, ju keni bërë diçka të jashtëzakonshme”.

Ndërsa duke folur për rolin e NATO-s në atë kohë, Clinton mendon se ka qenë triumf i bashkëpunimit internacional. 

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shkëputja e kontratës e Telekomit me Devollët – flet Kryeministri Haradinaj

Një ditë pas lajmit se Telekomi do të shkëpusë marrëveshjen me Z-Mobile, këtë vendim e …

Leave a Reply