Kryefaqja / LAJME / Thirret takim urgjent në Këshill të Sigurimit, për sulmin ndaj dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit

Thirret takim urgjent në Këshill të Sigurimit, për sulmin ndaj dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent mbrapa dyerve të mbyllura për sulmet më të fundit mbi dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit, thanë diplomatët.

Liga Arabe kërkoi reagimin e Këshillit të Sigurimit duke thënë se “disa palë në rajon po synojnë t’i vënë zjarrin rajonit”.

Më herët u njoftua se dy cisterna të produkteve të naftës, janë sulmuar, dhe përfshirë nga flakët në Gjirin e Omanit.

Sulmet e raportuara në Gjirin e Omanit erdhën pasi kryeministri japonez, Shinzo Abe, po e përmbyllë vizitën e tij dy-ditore në Teheran.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif i përshkroi incidentet si “të dyshimta”, duke thënë se ato ndodhën ndërsa Abe u takua me udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, për “bisedime të gjera dhe miqësore”.

Ky incident ndodh një muaj pasi katër transportues të naftës u sulmuan pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, duke rritur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara si dhe aleatëve të saj në Gjirin Persik. SHBA-ja e akuzoi Iranin për sulmin.

Loading...
Loading...
Loading...

Warning: mysqli_query(): MySQL server has gone away in /home/shqiper1/public_html/wp-includes/wp-db.php on line 2007

Warning: mysqli_query(): Error reading result set's header in /home/shqiper1/public_html/wp-includes/wp-db.php on line 2007

Leave a Reply