Kryefaqja / LAJME / Të flasim e shkruajmë në gjuhën hyjnore shqipe

Të flasim e shkruajmë në gjuhën hyjnore shqipe

Shënim: Avdi Ibrahimi

Dhimitër Kamarda ishte ndër të parët që ishte entuziazmuar nga afrimi i fjalëve arvanitase me ato homerike dhe parahomerike i cili kishte shkruar se: “Gjuha Shqipe (Arvanitase) është gjuha e Perëndive”, -është pikërisht ajo gjuhë që permend Homeri, dhe si te tillë ai nënkupton gjuhën shumë të vjetër pellazgjike, gjuhën e atyre njerëzve që u dhanë emra perëndive dhe mënyrave të adhurimit…
Pra, gjuha shqipe është konsideruar nga studiues të ndryshëm se është gjuhë hyjnore, ndaj të flasim e të shkruajmë gjuhën tone… Për të mos harruar… Për mbarëshqiptarët kudo ndodhen, për prindërit, për vëllezërit për motrat, për vogëlushët, për fëmijët tanë, urojmë që në vend të gjuheve të huaja: “Happy”, të flasim e të shkruajmë fjalën e bukur shqipe GËZUAR, gazmend, hare, etj. “Love”, të flasim e të shkruajmë fjalën e bukur DASHURI, ndjenjë e thellë dashurie prindërore, dashuri e pastër (e dëlirë, e zjarrtë, e heshtur), etj. “Mashallah”, të flasim e të shkruajmë fjalen shum të bukur shqipe për BUKURI, të qenët i bukur, bukuri trupore (fizike, shpirtërore), bukuri e detit, natyrës, atdheut, etj… Edhe pse ne respektojme e vlerësojmë gjuhen e kulturën e çdo poulli në botë, megjithatë kam një lutje tejet vëllazërore të më mirëkuptoni që në jetën e përditshme, në fjalën publike, në rrjetet sociale në facebook, mbarshqiptarët të shkruajnë e flasin në gjuhën e nanës, në gjuhen shqipe. Në këtë rast kam shkëputur nga poeti ynë i madhë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare NAIM FRASHËRI, tri strofë nga poezia:

Gjuha jonë, sa e mirë …

“Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun’e keq’e shum’e ligë.

Rroft’ e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.”

Për mbarëshqiptarin përshëndetje të përzemërta!

Më 08 Dhjetor 2014.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Historiani Noel Malcolm, me një libër të ri mbi shqiptarët dhe identitetin kombëtar

Studiuesi Noel Malcom, në verën e 2020-tës do të nxjerrë një libër të ri që …

Leave a Reply

Loading...