Kryefaqja / LAJME / Turpi/ Rama heq nga “Projekti-2019”, restaurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, kushton sa vaska që ka në zyrë Belinda Balluku!

Turpi/ Rama heq nga “Projekti-2019”, restaurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, kushton sa vaska që ka në zyrë Belinda Balluku!

Akoma më turp e skandal, është fakti, që sipas informacionit kofidencial; të ardhur nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, konfirmuar nga burime në Ministrinë e Kulturës, thuhet se kryeministri Edi Rama, ashtu si në vitn 2018, ka hequr përsëri shtëpinë e At Gjergj Fishtës, nga lista e 24 objekteve monument kulture, që do të restaurohen nga shteti, në kuadër të fondit “Projekti 2019-2020”.

Sipas procedurës për investimet e objeteve historike, Instituti Monumenteve të Kulturës, ka paraqitur projektin në Ministrinë e Kulturës, ku mes 24 objekteve, janë dhe 2 banesat e Dritëro Agollit në Devoll e Tiranë, ishte planifikuar dhe restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës, me fond 40 mijë euro, por kryeministri e ka hequr nga lista.

Nëse qeveritë e kriminelëve, delenxhinjve e tenderxhinjve të viteve 1992-2013, nuk e kanë futur fare shtëpinë e At Gjergj Fishtës në planet e restuarimit, kryeministri i PPP-ve e ka hequr për 5 vite radhazi, nga projektet e restuarimit, paçka se ministrja Kumbaro dhe aktualisht ministrja Margariti, ia kanë paraqitur si projekt financiar, për restaurim.

Kujtojmë, se në muajin maj 2017, shtëpia e At Gjergj Fishtës, u fut në fondin e objekteve “Monument Kulture, Trashëgimi Kombëtare”, por në qershor të vitit 2018, kryeministri Rama e refuzoi projekt-planin e Ministrisë së Kulturës, për restaurimin saj.

Turpi thellohet më tej, kur për të justifikuar ligësinë e përsëritur 5 herë prej kryeministrit Rama, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në datën 26 qershor 2018, u shpreh nga Lezha: – “Objekti në fjalë, që shpesh herë cilësohet krejt gabimisht, si Shtëpi e At Gjergj Fishtës, është vetëm një banesë me disa pronarë privatë, me një histori pronësie goxha të komplikuar, ku At Gjergj Fishta, ka kaluar pak muaj të fëmijërisë së tij”.

Pyetja është kjo: – Po mirë more kryeministër piktor dështak, derdimen e cmirëzi anti-vlerë, dhe ti ministre fyçkë, që të solli thonjë-papreri nga Franca ku punoje pjatalarëse e dado plakash, kur ajo nuk është shtëpia e At Gjergj Fishtës, përse në maj 2017 e shpallët “Shtëpia e At Gjergj Fishtës, Monument Trashëgimie e Kulturës Kombëtare”?!

Ju shtetarëve zuzarë, të sotëm e të djeshëm, që vrisni e shisni dhe familjet tuaja për pushtet e pasuri dhe nuk lëshoni as 40 mijë euro, për restaurimin e shtëpisë së gjigandit Fishta, përcaktimin e saktë, ua ka bërë dhe ua ka lënë si trashëgimi, vetë At Gjergji, me këto vargje:

M’kamë kryekungujt prej si u vunë,

Duel padija n’krye të vendit

Njerzt e kënuem u poshtnune,

Mbetën t’urtit, jashtë kuvendit.

Duel me faqe t’bardhë trathtari,

Shpirt e fis q’i ka kuletën,

U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,

Pse e shoh, se veç atje ku xhixhllon ari

Pa frymë, e tue dihatë vrap ai nget,

Si Krishtin, shiti Juda Iskarjot,

Drue, Adheu, ndër ne po shitet për një zallotë…

Edi Rama, mësuesin mediokër të vizatimit, që e gënjen mendja, se shqiptarët vlerësojnë vetëm zhgarravinat e tij, me karkaleca e forma trupi të ministreve dhe deputeteve të haremit “rilindja”, i cili është mbërthyer nga cmira dhe deliri i madhështisë çmendarake, se përveç tij, Shqipëria nuk ka patur e nuk ka, artistë, poetë, shkrimtarë, dijetarë, filozofë, qeveritarë, politikanë e intelektualë që duhen vlerësuar, ndaj dhe e quan “shpenzim kot”, fondin 40 mijë Euro (sa 30% e makinës zyrtare të Taulant Ballës), për të restuaruar shtëpinë e të madhit Fishta, një p**rdhë e të cilit, kishte vlerë 100 herë më të madhe, se mendja e gjithë pushtetarëve pushta, të këtyre 30 viteve tranizicion./Pamfleti

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Çitaku, Daçiqit: Unë jam krenare që jam shqiptare, por a jeni krenarë ju që bëtë krime?

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar …

Leave a Reply

Loading...