Kryefaqja / LAJME / AKTUALITET“Nëse nuk ndërhyet deri të Premten mund të ketë viktima”/ Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

AKTUALITET“Nëse nuk ndërhyet deri të Premten mund të ketë viktima”/ Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

Gazetari Artan Hoxha, nga studio e emisionit “Repolitix”, zbuloi se SHBA do të ndërhyjë për të qetësuar situatën politike në Shqipëri.

Hoxha uron që kjo ndërhyrje të bëhet sa më shpejt sepse deri të Premten, nëse nuk do të ketë ndërhyrje, mund të ketë edhe viktima.

“SHBA do të ndërhyjnë por uroj që të ndërhyjnë sa më shpejt. Ne u anëtarësuam në NATO, kur na plasi Gërdeci. Shqipëria sot rrezikon të shkojë në konflikt civil. Nëse bashkitë do përdorin rrogëtarët e vet, pazari del shumë keq. As Rama as Basha nuk kanë thënë të ulen të zhbëjnë marrëveshjen e Prillit të 2008. Asnjëri nuk thotë se këtë sistem zgjedhor e bëmë vetë. Ata kanë hyrë në Parlament me listë. Ata i kanë thirrur i kanë thënë më mbulo fushatën në këtë vend dhe do futesh. Sot asnjë nga palët nuk po thotë që do tërhiqet. Këto përgjime janë thjesht benzinë. Protesta e të Premtes është paralajmëruar tre ditë më parë. OSBE në Shqipëri nuk e pyet më njeri. Kemi ardhur tek pika që të Premten, nëse nuk do ketë një mesazh për të ulur gjakrat, mund të ndodhë ajo që përflitet. Deri më tani nuk ka viktima, por nëse gjërat shkojnë kështu mund të kemi edhe viktimë. Nëse Presidenti e nënshkroi Dekretin, duhet ta dinte se do kishte pasoja. Ai nuk e shoi zjarrin, por i hodhi benzinë. Rama, gjithmonë si përgjegjësi kryesore, ka për të garantuar rendin dhe sigurinë”,- tha Hoxha./CNA.al

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Lajm i mirë nga Kroacia, në Osijek do të hapet shkolla e mesme në gjuhën shqipe

Në qytetin Osijek dhe në rrethinën e tij funksionojnë disa shkolla fillore në gjuhën shqipe. …

Leave a Reply

Loading...