Kryefaqja / LAJME / “Bombat” e El Chekës së shpejti do të nxjerrin në liri Grupin e Kumanovës!?

“Bombat” e El Chekës së shpejti do të nxjerrin në liri Grupin e Kumanovës!?

Pas shqiptimit të dënimeve për fajtorët e “27 prillit”, mediumet maqedonase paralajmërojnë mundësinë për lirimin e tyre. Kurse pas fillimit të publikimit të “bombave” nga El Cheka, të njëjtat mediume shkruajnë se fajtorët e 27 prillit mund të lirohen në “paket” me pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, transmeton Gazeta Lajm.
“Është indikative se kjo ide është paraqitur pas publikimit të ‘bombave’ nga kërçovari Sheqerim Ahmedi ose siç është i njohur në opinion El Cheka. Ai para ca kohe njoftoi se ‘bombat’ i publikon me urdhër të dënuarve nga Lagja e Trimave që u dënuan me 40 vite burg, ose me burg të përjetshëm dhe tani kërkojnë hetime ndërkombëtare. Përmes rrjeteve sociale ku i publikon bisedat e inicizuara ilegalisht paralajmëroi kryeministrin Zaev të ketë kujdes për të dënuarit në këtë rast. Poashtu njoftoi që gjoja ka pranuar informacione nga një i punësuar në prokurorinë e Shkupit se po përgatitet diçka kundër të arrestuarve në rastin Lagja e Trimave”, shkruajnë në tekstin autorial të publikuar në portalin Presing Tv, gazetarët Predrag Dimitrievski dhe Bojana Dimitrijevska.
Presing Tv ka kërkuar përgjigje nga qeveria nëse atje është duke u përgatitur zgjidhje ligjore për amnistimin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës.
“Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore nuk ekziston iniciativë e tillë”, ka qenë përgjigja zyrtare nga pres-shërbimi qeveritar.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hutohen serbët, e duartrokasin Makronin kur thotë se Kosova është e pavarur!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron qëndroi për një vizitë zyrtare dje në Serbi. I pari …

Leave a Reply