Kryefaqja / LAJME / Presidenca thotë se nuk ishte në dijeni për takimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin

Presidenca thotë se nuk ishte në dijeni për takimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin

Nga presidenca e Republikës së Kosovës, kanë bërë të ditur se nuk kanë qenë të informuara për takimin e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin.

Në përgjigjen e dhënë për Telegrafin nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, konsiderojnë se takimet të tillat të fshehta nuk i ndihmojnë procesit të dialogut Kosovë-Serbi.E SPONSORUAR

Super Zbritje deri 62% – Nga 21 deri 23 Qershor

SHIKO VIDEON

“Zyra e Presidentit nuk ka qenë e informuar për pjesëmarrjen e një ekipi të kryeministrit në takimin e fshehtë në Berlin dhe po ashtu nuk kemi marrë ende asnjë informacion zyrtar se çfarë është biseduar në këtë takim. Takime të tilla të paparalajmëruara, të fshehta dhe të pakoordinuara, nuk ndihmojnë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, aq më parë kur tashmë kemi Ekipin Negociator, i cili ka për detyrë negocimin e çfarëdo teme me Serbinë. Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë për obligim kushtetues dhe ligjor që të jenë transparente para qytetarëve të Kosovës për një proces kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm siç është dialogu Kosovë-Serbi”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin nga presidenca.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se takimi i djeshëm në Berlin i përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë nuk ka qenë i fshehtë dhe se për këtë i ka informuar edhe partnerët e koalicionit.Lexo po ashtu:LDK kundër takimeve të fshehta me Serbinë

Për takimin në Berlin, kanë reaguar edhe dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Partia Socialdemokrate, të cilët e kanë quajtur të papranushëm një takim të tillë.Lexo po ashtu:PSD: Takimi i fshehtë në Berlin, papërgjegjësi dhe joseriozitet

E premtja më e gjatë e vitit në Top Shop me zbritjet më të mëdha deri në -70% SponzorizuarLexo më shumëTË NGJAJSHME

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...