Kryefaqja / LAJME / Rekord protestuesish dalin shifrat e para sa qytetare do vijnë nga rrethet

Rekord protestuesish dalin shifrat e para sa qytetare do vijnë nga rrethet

MegaProtesta e 9të kombëtare e opozitës pritet të jetë më e madhja e regjistruar ndonjëherë në vend. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 85 mijë qytetarë. Ata do të marrin pjesë në protestën përpara kryeministrisë, e cila do të nisë për rreth një orë. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 8 qershorit, ku llogariteshin rreth 70 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës. Njësoj si që nga 2 qershor, kërkesa kycce e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Qarku Durrës – 12850 qytetarë
Qarku Kukës – 5100 qytetarë
Qarku Shkodër – 12600 qytetarë
Qarku Dibër – 5550 qytetarë
Qarku Lezhë – 8400 qytetarë
Qarku Korçë – 5600 qytetarë
Qarku Berat – 4750 qytetarë
Qarku Fier – 5800 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 5400 qytetarë
Qarku Elbasan – 9200 qytetarë
Qarku Vlorë – 7250 qytetarë

Duke i marrë me plus/minus, rreth 80 mijë qytetarë janë në drejtim të Tiranës.

Protesta pritet të nisë zyrtarisht rreth orës 19.45-20.30 dhe folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...