Kryefaqja / LAJME / AKTUALITET Deklarata e fortë e Artur Zhejit/ Protesta e opozitës festë për dorëheqjen e Ramës

AKTUALITET Deklarata e fortë e Artur Zhejit/ Protesta e opozitës festë për dorëheqjen e Ramës

Analisti Artur Zheji gjatë komentit të protestës së ditës së sotme theksoi se kjo nuk ishte protestë por një festë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, dorëheqja është një rrugë e kërkuar nga vetë Rama pasi ka shkuar drejt së pamundurës.

“Duket se protesta nuk po mbahet me qëllimin që Rama të rrëzohet, por për të festuar që Rama u rrëzua. Rama u rrëzua, është gëzimi i kësaj protestë. Dorëheqja është një rrugë e kërkuar nga kryeministri sepse ka shkuar drejt të pamundurës në mënyrë shumë transparente. Çdekretimit të zgjedhjeve nga presidenti i shkon kundra sepse do të devijojë në momentin e fundit, nuk mund të ketë zgjedhje”,-tha ZhejiLEXO EDHE:  Përfundon mbledhja urgjente e Bashës me Kryesinë/ Ja çfarë u vendos

Më tej Zheji theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje mes Ramës dhe Bashës dhe se ata nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin.

“Nuk ka marrëveshje Rama Basha. Mund të ketë negociatorë mes tyre që marrin dhe japin lajme por një marrëdhënie Rama-Basha nuk ka. Prova e fundit e forcës ndaj Bashës u bë me thirrjen e tij në prokurori për çështjen e dosjes ruse. Derisa ai u thirr dhe u kërcënua se do të shoqërohej forcërisht do të thotë se gjuha e koduar e përdorur midis Bashës dhe Ramës në këtë rast është një gjuhë që flet për kërcënime. Por janë bllofe më shumë sesa kërcënime”,-theksoi Analisti./CNA.al

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Nimanbegu: “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme ndaj paralajmërimit të padisë”, Shqiptarët në Mal të Zi janë autokton

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe propozuesi i ndryshimit të ligjit për simbolet …

Leave a Reply