Kryefaqja / LAJME / Dëshmia që Aleksandar Vuçiq i ka spiunët e fortë për Kosovën

Dëshmia që Aleksandar Vuçiq i ka spiunët e fortë për Kosovën

Fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë rezultuar të jenë të sakta edhe një herë, kur po fliste për atë se çfarë do të ndodhë në Kosovë.

Kësaj radhe ka dëshmuar se ka qenë në dijeni të plotë se Samiti i Parisit ku do të bisedohej mes Kosovës dhe Serbisë do të dështojë. Dje kishte thënë se 99% ky samit do të dështojë, ndërsa sot u konfirmua dështimi i këtij samiti.

Duke folur në televizionin serb “Pink”, Vuçiq kishte thënë se “po i duket se shqiptarët e Kosovës dëshirojnë t’i dërgojnë mesazh të tërthortë gjermanëve dhe francezëve se evropianët nuk duhet ta zgjedhin problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Me 99 për qind siguri mund të them se Parisi nuk do të ndodhë”, kishte thënë Vuçiq dhe ka “vlerësuar” se gjermanët dhe francezët “e kanë kuptuar mirë” mesazhin, të cilin, siç ka thënë, “e ka dërguar Prishtina”.

Pa kaluar as 24 orë, Qeveria gjermane konfirmoi dështimin e Samitit.

Në përgjigjen e shkurtër një zëdhënëse të qeverisë gjermane, thuhet ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jetë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.

Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk e di arsyen e saktë të anulimit të këtij Samiti.

“Tek takimi i Parisit sa herë del hairi del dhe sherri, është mirë që po qartësohet. Edhe takimi i Berlinit ka konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbetur pa u zgjidh është njohja reciproke në kufijtë ekzistues”.

“Hair është se është sqaruar se çka është zgjidhje dhe çka ka mbet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, e sherr është se ende nuk jemi të gatshëm me u ulë për këtë temë”, ka deklaruar ai.

Vuçiq kishte dëshmuar me fjalët e tij për spiunët edhe në forma të tjerë. Ai kishte ditur disa ditë më parë se Policia e Kosovës do të arrestonte disa serbë në veri të Mitrovicës.

Ashtu sic kishte thënë Vuçiq, Policia e Kosovës kishte kryer një aksion ku kishte arrestuar rreth 20 serbë, në mes tyre kishte qenë edhe një zyrtar i UNMIK-ut nga Rusia.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Nimanbegu: “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme ndaj paralajmërimit të padisë”, Shqiptarët në Mal të Zi janë autokton

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe propozuesi i ndryshimit të ligjit për simbolet …

Leave a Reply