Kryefaqja / LAJME / Ekspertët e OKB: Shqipëria do mbetet me një milion banorë

Ekspertët e OKB: Shqipëria do mbetet me një milion banorë

Që numri i banorëve në Shqipëri po pakësohet me shpejtësi, ky nuk është një lajm i ri. 

Madje disa ekspertë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar politikën në vend se me këtë ritëm, do vijë një ditë kur nuk do kenë kë të drejtojnë pasi shqiptarët do kenë ikur ose do kenë vdekur.

Por sa e zymtë është prognoza? Aq e frikshme sa nuk bëhet më.

Një raport i publikuar nga ekspertët e OKB, sipas portalit Watson, tregon prognozën e popullsisë së botës deri në vitin 2100.

Deri në këtë vit, në botë do jetojnë 10.8 miliardë njerëz. Gjysma e tyre do jetojnë në dhjetë vende, mes tyre në Kinë dhe Indi. Madje kjo e fundit do të tejkalojë Kinën për numër banorësh.

Ndër shtetet që do të shtohen më shumë në numër banorësh deri në vitin 2100, rekordin e mban Nigeri, me 608 përqind. Më pas vjen Angola, Tanzania, Somalia e Zambia.

Kurse tek shtetet që do të mpaken më shumë, rekordin e mban Shqipëria.

Numri i banorëve në Shqipëri deri në vitin 2100 do të ulet me plot 62.2 përqind. “Në vend të 2.9 milionë banorëve që jetojnë sot, deri në vitin 2100 do mbeten 1 milion banorë, një rënie me dy të tretat,” shkruan agjencia Watson.E SPONSORUAR

Shkarkojeni aplikacionin e Telegrafit falas në iPhone apo Android

SHKARKO TANI

Pas Shqipërisë vjen Porto Riko, Serbia, Bosnja, Moldavia, Bullgaria dhe Kroacia./mapo

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hutohen serbët, e duartrokasin Makronin kur thotë se Kosova është e pavarur!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron qëndroi për një vizitë zyrtare dje në Serbi. I pari …

Leave a Reply