Kryefaqja / LAJME / Politikani nga Vojvodina: Kosova nuk është Serbi

Politikani nga Vojvodina: Kosova nuk është Serbi

Kryetari i LSV Nenad Çanak ka thënë se nga liderët dhe politikanët opozitar është në kontakt vetë me Çedomor Jovanoviq nga LDP, por jo me pjesën tjetër, shkruan “Blic”.

Çanak ka shtuar se pjesa tjetër e opozitës nuk bojkoton punën e parlamentit dhe vazhdon të mbajë konferenca për shtyp dhe të punojnë në këshilla.

“E para, nuk e kam të qartë kush është ajo mbetja tjetër e opozitës? Ata të cilët kanë qëndrime të njëjta centraliste edhe nacionaliste sikurse edhe partia në pushtet mbase edhe në formë më radikale bile, bie fjala Obradoviç, Jeremiç dhe Stamatoviç”, ka shtruar pyetje Çanak duke komentuar faktin se shumë nga opozita nuk perceptojnë subjektin që ai drejton si parti opozitare.

Çanak ka thënë se sipas meje “Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me njohjen e Kosovës dhe dhënien e garancionit ndërkombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e ekonomike të interesave të Serbisë që duhet në mënyrën laksative të numërohen edhe definohen”.

“Kosova nuk është Serbi, por hapësirë në të cilën jetojnë njerëz që kanë përmbyll tërësinë shtetërore”, ka thënë Çanak.

Ai ka shtuar se Vojvodina që të mund të zhvillohet është e nevojshme për fillim ndalimi i marrjes së pasurisë dhe të ardhurave dhe që me te të ndalohet të udhëhiqet nga disa zyra në Beograd.

“Kur kjo të përmbushet do të jetë shumë më mirë”, ka vlerësuar Çanak për “Blic”.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Lajm i mirë nga Kroacia, në Osijek do të hapet shkolla e mesme në gjuhën shqipe

Në qytetin Osijek dhe në rrethinën e tij funksionojnë disa shkolla fillore në gjuhën shqipe. …

Leave a Reply

Loading...