Kryefaqja / LAJME / TI SHOHËSH NJERËZIT NGA POZITA QË MBAJNË NË POLITIKË ËSHTË QASJE E GABUAR

TI SHOHËSH NJERËZIT NGA POZITA QË MBAJNË NË POLITIKË ËSHTË QASJE E GABUAR

Pse?
Sepse kjo donë të thotë: Të pranosh, të aprovosh e të bashkëpunosh, psh. me: Kryetar partie që ka mbrapa një jetë komprometim kombëtar, politik,etik e moral.
Ose me një tjetër demagog, i shtirur e i thirrur në emër të drejtësisë e të besimit në zot, e sot nëpër burgje e gjykata për hajni.
Ose një që heronjtë kombëtar hapur na i quan armiq, flet shqip e vëllezër i quan arabët.
Ose tjetrin që mohon prejardhjen, gjuhën e shtrirjen gjeografike të përbashkët, duk e stërholluar një filozofi shterpe, të porositur, për kombin kosovar.
Nëse i shohim nga pozita që kanë, si të kundërshtojmë atëherë presidentin e zgjedhur, mbi bazën e pazareve e marrëveshjeve jo parimore?
Ose, si të protestojmë e të kundërshtojmë prokurorin e përgjithshëm që mbron krimin e organizuar, gjyqtar e epror policie me plot mëkate nga regjimi i kaluar?
Brenda sistemit, dikush e aplikon politikën, dikush e mbështetë e dikush në emër të parimit e kundërshton.
Për aktivistët politik indiferenca është e pa pranueshme!
Aktivistët bëjnë politikën brenda për brenda, janë udhëheqja e lartë,ose liderët partiak ata që përballen me kundërshtarët politik!
Pra, nuk janë aktivistët në parti vetëm për të shpërndarë fletëpalosje e ftesa për mitingje, për të bartur pankarta në protesta, ose për ovacione e miratim me aklamacion të veprimeve të kreut partiak, pa bërë minimumin e analizës.
Aktiviteti politik është ideja, është diskutimi, mendimi kritik, sepse partia katër vite është debat i brendshëm, për të tu shtresuar në dy muaj debat me kundërshtarët politik, në konkurrencën zgjedhore.
Anëtarësia ka një kuptim tjetër por, çi duhen partisë aktivistët që se kanë kurajon për ta vu në debat një mendim të vetin, mbi një çështje të caktuar.
Kënaqësia e artit politik vije pastaj, duke e shtjerrë debatin dhe duke e respektuar vendimin e shumicës.

Dr. Muhamet Aliu

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hutohen serbët, e duartrokasin Makronin kur thotë se Kosova është e pavarur!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron qëndroi për një vizitë zyrtare dje në Serbi. I pari …

Leave a Reply