Kryefaqja / LAJME / Rrëzohet dekreti i Metës, zgjedhjet në Shqipëri më 30 qershor

Rrëzohet dekreti i Metës, zgjedhjet në Shqipëri më 30 qershor

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrim nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky vendim i Kolegjit lexohet si përgjigje indirekte kundër vendimit të Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin.

Partia e drejtuar nga Idajet Beqiri kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet dhe heqjen nga lista e votimit bazuar në dekretin e Metës, por Kolegji Zgjedhor nuk e pranoi si kërkesë, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi u mor nga Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Ridvan Hado, Tomorr Shkreli dhe Lindita Sinanaj.

Jashtë ambienteve të Kolegjit, kreu i PUK, Idajet Beqiri, i pyetur nëse pret që ky institucion të shprehet edhe mbi dekretin e Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin, tha: “Në fakt thelbi i padisë sonë, ky ishte, se çdo padi ka një shkak. Shkaku kryesor që ne ngritëm padinë ishte dekreti i presidentit. Vendimarrja jonë ishte juridike dhe politike.”

Gjatë seancës, Idajet Beqiri shpjegoi edhe arsyet e padisë së tij. Ai theksoi se është kapur në befasi nga vendimi i presidentit për të shfuqizuar 30 qershorin, pasi ishte i bindur se zgjedhjet do zhvilloheshin.

Gjithsesi, Beqiri theksoi se i është drejtuar me padi Kolegjit pasi KQZ refuzoi ta çregjistronte.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, Beqiri tha: “Ne nuk kishim pse të venim në Gjykatën Kushtetuese sepse për këtë problem e kishte dhënë verdiktin e saj, atëherë nuk na ngelte veprim tjetër veçse të kërkonim të tërhiqeshim nga zgjedhjet. Ne duam të mos marrim pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe PUK të hiqet nga fletët e votimit.”

“Kolegji Zgjedhor duhet ta zgjidhë këtë ngërç, KQZ nuk na ç’regjistroi , si shkak sjellim edhe botimin në Fletoren Zyrtare (të dekretit të presidentit). Ndaj kërkoj që këtë ngërç ta zgjidhni ju”, u shpreh kreu i PUK./tch/

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Çitaku, Daçiqit: Unë jam krenare që jam shqiptare, por a jeni krenarë ju që bëtë krime?

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar …

Leave a Reply

Loading...