Kryefaqja / LAJME / Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, e kthehu shpresën tek populli ynë

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, e kthehu shpresën tek populli ynë

Është promovuar ekspozita dhe pulla postare me portretin kushtuar 100 vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit amerikan, Woodrow Wilson dhe Qeverisë amerikane për të mbrojtur të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

Në këtë promovim kryeministri Haradinaj ka thënë se në kuadër të përvjetorëve të rëndësishëm të jetës tonë si Kosovë, por edhe të kombit tonë, ka pas nderin që para pak ditësh të priste në Kosovë presidentin e Amerikës, Bill Clinton, sekretaren Madeleine Albright, gjeneralin Wesley Clark, dhe se Kosova i ka nderuar këto figura kyçe të Amerikës në zbatim të pullës postare.

Sipas njoftimit për media, Haradinaj bëri të ditur se në atë kohë është vënë në dijeni se një nderim i këtillë do të bëhet edhe për presidentin Wilson duke pasur parasysh siç tha ai rolin e tij të rëndësishëm në një periudhë të rëndësishme të historisë së kombit tonë.

“Mendoj se një sjellje e këtillë e jona falënderuese dhe shprehja e respektit buron po ashtu nga ajo që përjetuam në vitin ‘99 kur Amerika i priu NATO-s duke ndërhyrë dhe ndalur tragjedinë. Kjo ndërhyrje bëri që populli i Kosovës të shpëtohet, jeta e njerëzve të pafajshëm të shpëtohet, të rikthehet shpresa”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se aeroplanët e jetës i ndalen trenat e vdekjes dhe tragjedinë në Kosovë.

“Kjo ndalje e kësaj tragjedie, është një vepër e mirë së pari për shqiptarët dhe se ky veprim i NATO-s i ka bërë një nder të madh edhe popullit serb, duke i shpëtuar nga një krim më i madh se ai që e kishin bërë deri atëherë e që do të ishte një njollë më e zezë për ta, për historinë e popullit serb”, ka thënë ai.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Çitaku, Daçiqit: Unë jam krenare që jam shqiptare, por a jeni krenarë ju që bëtë krime?

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar …

Leave a Reply

Loading...