Kryefaqja / LAJME / Ermina Lekaj-Përlaskaj: Po mendojmë formimin e një partie shqiptare në Kroaci

Ermina Lekaj-Përlaskaj: Po mendojmë formimin e një partie shqiptare në Kroaci

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se në bazë të njohurive që kanë mallrat kroate në Kosovë hyjnë përmes Serbisë.

Lekaj-Përlaskaj, në emisionin ”Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se janë duke punuar që kjo gjë në të ardhmen të bëhet direkt nga Kroacia.E SPONSORUAR

Jepe kerrin që e ki, bëhu në Auto Mita me kerr të ri – si në Gjermani

MËSO MË SHUMË

“Jemi në bisedime e sipër që në Kosovë të hapet edhe oda ekonomike kroate pasi deri më tani nuk ekziston”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë thotë se edhe me Ministrinë e Kulturës së Kosovës janë duke biseduar që të bashkëpunohet në nivel të gjuhëve.

“Do të hapet Katedra e Gjuhës Shqipe në Zagreb –Albanologjia kurse në Prishtinë do të jetë Kroatistika. Sa herë kam ardhur në Prishtinë kam thënë se në Kosovë duhet të mësohet gjuha kroate sepse jemi të rrethuar nga popuj sllav dhe duhet ta njohim gjuhën e tyre që ta njohim mentalitetin e tyre”.

Lekaj-Përlaskaj thotë se kanë si qëllim edhe formimin e një partie shqiptare në Kroaci pasi ajo thotë që nëse ndryshohet sistemi zgjedhor në Kroaci shqiptarët rrezikojnë të mbesin edhe pa deputeten aktuale.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka thënë se shteteve shqiptare po u mungon komunikimi i mjaftueshëm me diasporën.Lexo po ashtu:Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat u bënë thirrje kosovarëve: Kujdes me kënd lidhni kontratë pune në Kroaci, ka manipulatorë

Ermina Lekaj-Përlaskaj është e lindur në Prizren ku edhe ka mbaruar shkollën fillore dhe atë të mesme.E SPONSORUAR

Jepe kerrin që e ki, bëhu në Auto Mita me kerr të ri – si në Gjermani

MËSO MË SHUMË

Në Kroacia ka shkuar për studime ku më pas është punësuar dhe angazhuar në organizatat shqiptare./Telegrafi/

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply