Kryefaqja / LAJME / Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat: Në Kroaci janë 30 mijë shqiptarë

Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat: Në Kroaci janë 30 mijë shqiptarë

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se pjesa dërmuese e shqiptarëve që jetojnë në Kroaci janë të përqendruar në Perfekturën e Zagrebit, por numër të madh ka edhe në zonat bregdetare.

Lekaj-Përlaskaj, në emisionin ”Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se shqiptarët në Kroaci kryesisht merren me zeje të ndryshme, duke dominuar me furra.E SPONSORUAR

Paguani gjobat e trafikut në RIA, pa shkuar në polici

LEXO MË SHUMË

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka thënë se në bazë të statistikave në Kroaci jetojnë rreth 19,000 shqiptarë të deklaruar ndërsa sipas saj një numër tjetër janë deklaruar si kroat apo mysliman për shkaqe ekonomike apo për të marrë nënshtetësinë.

“Ne supozojmë se jemi rreth 30,000 shqiptar në Kroaci… Për shkak të procedurave për marrjen e nënshtetësisë së Kroacisë disa janë deklaruar si kroatë për të marrë më shpejt nënshtetësinë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Lekaj-Përlaskaj thotë se kur ajo ka marrë mandatin e deputetes në Kraoci, ka iniciuar formimin e grupit miqësor Kosovë-Kroaci, pasi sipas saj ka parë se me Shqipërinë vetëm se ekzistonte ai grup.

“Në Kosovë përfaqësuesi i këtij grupi është zoti Avdullah Hoti, ndërsa në Kroaci është Ivan Çeliq, të cilët kanë dëshirë të rrisin bashkëpunimin mes shteteve”.

Ajo thotë se tashmë në 17 shkolla të Kroacisë ekziston mësimi plotësues në gjuhën shqipe.Lexo po ashtu:Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat u bënë thirrje kosovarëve: Kujdes me kënd lidhni kontratë pune në Kroaci, ka manipulatorë

“Kemi mangësi me kuadrin e mësuesve sepse nuk e kanë profesion por kanë vullnet edhe japin mësim në gjuhën shqipe”, tha  Lekaj-Përlaskaj./Telegrafi/

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply