Kryefaqja / LAJME / DASH paralajmëroi opozitën për dhunën në protestë, reagon Kryemadhi: Donald Lu dhe ambasadorët janë të blerë nga qeveria

DASH paralajmëroi opozitën për dhunën në protestë, reagon Kryemadhi: Donald Lu dhe ambasadorët janë të blerë nga qeveria

Gjatë zhvillimit të protestës së fundit të opzoitës së bashkuar, qarkulloi lajmi se SHBA do të shpallte organizata të dhunshme dy liderët opozitarë, nëse deri më 1 korrik do të ushtrionin dhunë.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e ftuar në emsionin “A Shou” në News 24 e konsideron si lajm të rremë dhe emri i personit që përmendet Daniel Koski, është konsull që nuk ka të bëjë me partitë politike.

“Ka qenë fake news. Nuk është e vërtetë. Ia kemi kërkuar edhe ambasadës amerikane që ta përgënjeshtrojnë. Nuk e kuptojmë pse duhet të përmendet emri i konsullit, zt. Koski, se ai është i vetmi person që nuk merret me partitë politike”,tha ajo.

Zonja Kryemadhi u pyet edhe për marrëdhënien me ambasadorin e fundit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

“Kam menduar gjithmonë që zt.Lu dhe ambasadorët janë manipuluar dhe mashtruar në mënyrë permanente nga Rama dhe kabineti i tij. Mos harroni se ambasadat këtu bashkëpunojnë me qeverinë jo me opozitën. SHBA-të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare, Parlamentin dhe Presidencën. Qëndrimet tona nuk kanë të bëjnë me cenimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara”,u shpreh ajo.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply