Kryefaqja / LAJME / Një bombë misterioze ka shpërthyer në Gjermani (Video)

Një bombë misterioze ka shpërthyer në Gjermani (Video)

Një krater 10 metra i thellë është shfaqur në një fushë në Gjermaninë Qëndrore. Krateri dyshohet se u shkaktua nga një bombë e Luftës së Dytë Botërore, që shpërtheu në mesnatë.

Loading video

Policia tha të hënën se krateri u zbulua të dielën pasdite në afërsi të Limburg-ut dhe se nuk kishte asnjë indikacion nëse ajo ishte shkaktuar nga makineritë bujqësore ose mjete të tjera

Banorët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në orët e hershme të së dielës.

Sipas policisë, nuk kishte pasur ndonjë të lënduar nga shpërthimi. Agjencia e lajmeve ‘dpa’ njoftoi se policia tha se forma e kraterit, ndër faktorët e tjerë, ka udhëhequr ekspertët e pastrimit të eksplozivëve për të konfirmuar se është krijuar nga një bombë.

Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të luftës, bombat e pashpërthyera ende janë prezente në Gjermani.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply